E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza/ Tre të vdekur nga një sulm izraelit

Disa avionë izraelitë bombarduan mbrëmjen e kaluar një tunel nëntokësor në kufirin e Rripit të Gazës me Egjiptin, duke shkaktuar vdekjen e tre palestinezëve që ndodheshin në tunel, deklaruan burime mjekësore.
Një zëdhënëse ushtarake izraelite deklaroi se avionët sulmuan tunelin pasi disa militantë lëshuan raketa në në pjesën jugore të Izraelit, që shkaktuan plagosjen e një ushtari.
Burime mjekësore palestineze deklaruan se tre punëtorët në tunel, pjesë e një sistemi të përdorur kryesisht për të dërguar mallra dhe armë kontrabandë në Rripin e Gazës, humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur u rrëzua tuneli menjëherë pas sulmit. Tunelet e kontrabandës në Gaza, që ende mbeten të shumtë pavarësisht dhjetra sulmeve ajrore dhe një fushate nga ana e autoriteteve egjiptiane, të cilët kanë përmbytur dhe shkatërruar hyrjet e dhjetra të tillëve, janë shenjestër e përhershme e sulmeve izraelite në kundërpërgjigje të sulmeve të grupeve palestineze në Gaza. Kontrabandistët dërgojnë armë dhe mallra përmes tuneleve në Gaza për t'i bërë ballë bllokadës izraelite.
Në janar, Izraeli i dha fund ofensivës shkatërruese tri javore ushtarake në enklavën bregderate, sulm që kishte si synim eliminimin e sulmeve palestineze me raketa në Izraelin Jugor

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›