E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, caktohet prokurori që do të hetojë CIA-n

John Durham është prokurori i emëruar për të drejtuar hetimet lidhur me abuzimit me të burgosurit e CIA-s.
Departamenti i Drejtësisë publikoi pjesë të raportit të përgjithshëm të kontrolluar të CIA-s i vitit 2004 kundër terrorizmit, paraburgimit dhe aktiviteteve të marrjes në pyetje.
Në një seksion të raportit përshkruhet përdorimi i forcës dhe i një arme për të kërcënuar të burgosurin Abd al-Rahim al-Nashiri, një metode e cila shkel statutin e torturave federale për shkak se e kërcënon të burgosurin me vdekje të pashmangshme.
Shumë nga këto raste abuzuese dolën në pah pasi u publikuan fotografi të ushtarëve amerikanë duke u shfaqur me të burgosur të vrarë apo duke i poshtëruar ata në burrgun iraken "Abu Ghraib".
Në një tjetër rast që lidhet me të dyshuarin si organizatori kryesor i sulmeve të 11 shtatorit Khalid Sheikh Mohammed, gjatë marrjes në pyetje agjentët kanë kërcënuar Mohammed me vrasjen e fëmijëve të tij nëse do të ketë sulme të tjera në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Bush duke përfshirë edhe zëvendëspresidentin Dick Cheney kanë mohuar se janë përdorur torturat dhe kanë mbrojtur praktikat e tyre të marrjes në pyetje si të ligjshme.
Shtëpia e Bardhë përsërit përmes një deklarate se Obama dëshiron "të shikojë përpara dhe jo mbrapa" por deklaroi se "vendimet e fundit në lidhje me faktin nëse dikush thyen ligjin janë ndërmarrë në mënyrë të pavarur nga prokurori i përgjithshëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›