E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, dhjetëra të plagosur nga një shpërthim

Një bombë shpërtheu në ceremoninë martesore të një të afërmi të një ish-zyrtari të lartë sigurie të lëvizjes Fatah në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, duke shkaktuar plagosjen e 50 personave, deklaroi një zyrtar i shëndetësisë.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Khan Younis gjatë ceremonisë së martesës së të afërmit të Mohammed Dahlan, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të presidentit Mahmoud Abbas në Rripin e Gazës deri në marrjen e kontrollit nga rivalët islamikë të Hamasit në vitin 2007.
Dahlan, i kritikuar ashpër nga mbështetësit e Hamasit për sulmet që ai ka kryer kundër grupit kur ai ishte në krye të "Forcave Parandaluese të Sigurisë" të dominuara nga Fatahu në Rripin e Gazës në vitet 1990, u zhvendos në Bregun Perëndimor, pasi Fatahu humbi kontrollin e territorit.
Muawya Hasanein, zyrtar i spitalit ku u çuan të plagosurit, deklaroi se 52 persona ishin plagosur gjatë shpërthimi, përfshi edhe të afërmin e Dahlan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›