Thaçi: Qeveria do të thellojë reformat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Walter Maria Stojan, si dhe shefin e Zyrës së Belgjikës, Wim Peeters.
Në takimet me ambasadorët, kryeministri Thaçi ka falënderuar shtetin austriak dhe atë belg për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë të gjitha proceseve pozitive zhvillimore në Kosovë dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim frytdhënës të thellohet edhe më. Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat në rrugën e pandalshme për jetësimin e vizionit të institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike.
"Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj për thellimin e reformave të gjithëmbarshme në vend, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, qeverisjes së mirë, transparencës, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e pakompromis të krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative",është shprehur kryeministri kosovar.