E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza pritet rifillimi i bisedimeve per armepushim

Bisedimet  qe synojnë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe  militanteve te Hamasit në Gaza  pritet te rifillojne  ne Egjipt ne nje kohe qe konflikti ka hyre ne ditën e shtate. Forcat izraelite kane ndermarre rreth 100 sulme gjate naten.
Zyrtarët e Hamasit thonë se 110 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që prej të mërkurës. Tre izraelitë kanë vdekur si pasojë e sulmeve me raketa.
Udhëheqësit izraelitë jane takuar mbrëmjen e djeshme  për të diskutuar mbi  propozimet e Egjiptit per nje armëpushim. Trupat izraelite janë vendosur  përgjatë kufirit, duke shkaktuar frikë për një ofensivë tokësore të ngjashme me atë të 2008-09.
Një zëdhënës tha BBC se kryeministri Benjamin Netanyahu i kishte telefonuar presidentit amerikan Barak Obama."Izraeli dëshiron që bisedimet të kenë sukses, por ne jemi të përgatitur për të shkuar në Gaza", tha zëdhënësi.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ra dakord për të dalë me një deklaratë të përbashkët për konfliktin e rindezur së fundmi në Rripin e Gazas mes palestinezëve dhe Izraelit. Deklarata ishte propozuar nga Maroku dhe në të dënohej agresioni izraelit dhe kërkohej që të ndalej sa më parë shkëmbimi i zjarrit, e sidomos bombardimi në zonat civile.
Bisedimet mes anëtarëve pritet të rinisin ditën e sotme  ndërsa Moska kërkon nga Izraeli që të ndalë dhunë e paprecedentë ndaj palestinezëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›