Kissinger: Irani duhet të jetë prioritet i Obamës

Presidentët e të dyja partive janë deklaruar se “asnjë alternativë nuk është jashtë tavolinës” në sigurimin e këtij qëllimi.
Gjatë debatit të tretë presidencial kandidatët për president u pajtuan se kjo çështje është e rëndësisë kombëtare për Amerikën.
Përderisa Irani po vazhdon që ta përpunojë kapacitetin e pasurimit, duke e zhvendosur atë nën tokë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar një afat kohor deri në pranverë për kundërveprim.
Si duket, shkruan Kissinger, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke zhvilluar negociata dypalëshe përmes emisarëve zyrtarë apo gjysmë zyrtarë, një ikje kjo nga proceduarat e mëhershme të bisedimeve shumëpalëshe.
Negociatat lidhur me programin bërthamor të Iranit nuk kanë një histori shumë inkurajuese, me ngecjet e Iranit për më shumë se një dekadë, shkuan Kissinger në Washington Post.
Ai më tutje thotë se nëse nuk vihen limite në këtë proces, progresi teknologjik i Iranit do t’i zotërojë ngjarjet.