E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin vidhet banesa e Schauble

Hajdutët kanë arritur të hyjnë në banesën e ministrit gjerman të financave në Berlin Volfang Shauble, kjo dhe për arsyen se banesa nuk ruhet 24 orë. Hajdutët kanë arritur të marrin objekte personale të ministrit, si dhe celularin e tij. Shäuble nuk ka qenë në banesë në kohën e vjedhjes, lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane. Vjedhja ka ndodhur disa ditë më parë në një lagje juglindore të kryeqytetit gjerman, ku ndodhet dhe banesa e ministrit. Kjo e fundit si pasojë e kërkesës së vetë ministrit Shauble nuk ruhet 24 orë. Policia e cila ka nisur hetimet nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa zëdhënësja e ministrisë gjermane të financave nuk ka bërë asnjë koment për shtypin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›