Program kombetar per permiresimin racor te bagetive
Brenda pak kohësh fermerët dhe blegtorët do të mbështeten nga një program që synon përmirësimin racor të gjedhëve dhe bagëtive të imta. Duke parë rritjen e numrit të fermave si dhe kërkesat që vijnë nga fermerët për të pasur raca të pastra që prodhojnë më shumë mish apo qumësht, qeveria ka nisur hartimin e një programi që synon krijimin e një banke për të ruajtur dhe shtuar racat e pastra. Ministri i Bujqësisë ka bërë me dije këtë projekt gjatë vizitës që zhvilloi në një prej fermave më moderne me kapacitet rreth 800 krerë lopë.
Kreu i Bujqësisë tha se me anë të politikave mbështetëse por dhe me intuitën e shumë investitorëve është arritur që tregu vendas të konsumojë tashmë vetëm prodhime të fermave shqiptare. Shifrat dhe vëzhgimet në tregje sipas tij konfirmojnë faktin që kemi marka dhe produkte shqiptare të cilësisë së lartë si dhe rritje të prodhimit.