E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube prova per dialogun FARC-Kolumbi

Rebelët e forcave të armatosura revolucionare kanë deklaruar në prag të negociatave me Bogota, një armëpushim të njëanshëm dy mujor. Ata kanë konfirmuar se do të ndërpresin të gjitha operacionet ushtarae deri në 20 janar të vitit të ardhshëm. Në muajin Prill, Fark, në përpjekje për të lehtësuar presionin ushtarak të qeverisë kishin liruar 10 agjentë të forcave të armatosura, duke deklaruar se nuk do të rrëmbenin më ushtarë kolumbianë. Kjo është hera e tretë që qeveria dhe rebelët nisin një dialog i cili deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat. Por vetë qytetarët në Bogota mendojnë se paqja nuk mund të arrihet me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Sipas pjesës më të madhe të tyre Fark nuk janë zëri i popullit. Por ka dhe nga ata që janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje. Nga të dhënat më të fundit mendohet se janë rreth 80 mijë guerrilasit e Fark që veprojnë në Kolumbi duke pasur kontrollin e një hapësire prej 500 mijë metrash katrorë në juglindje të vendit. Financimet e tyre vijnë kryesisht nëpërmjet rrëmbimeve dhe trafiku të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›