Vritet një lider i Hamasit, Izraeli vazhdon sulmet

Një udhëheqës i lartë i Hamasit është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.Nizar Rayyan dhe gjashtë të tjerë humbën jetën kur shtëpia e tij u bombardua. Ai kishte argumentuar së fundmi në favor të rifillimit të sulmeve kamikaze. Rreth 400 vetë janë vrarë që kur sulmet filluan të shtunën e kaluar dhe spitalet po kanë vështirësi të përballojnë numrat e shumtë të të plagosurve.Izraeli thotë se ka si objekt sulmi lëvizjen islamiste Hamas pasi militantët vazhdojnë të qëllojnë me raketa në Izrael.
Sulmi më i fundit izraelit shkatërroi ndërtesën e parlamentit dhe ministritë e drejtësisë, transportit dhe arsimit.Numra të shumtë tankesh dhe trupash izraelite janë mbledhur në kufi me Gazën.Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se Izrael nuk po planifikon atë që ai e quajti luftë të gjatë në Gaza.Ai u shpreh kështu gjatë një vizite që i bëri qytetit jugor izraelit të Beersheba-s, që është 30 km larg Gazës por që është goditur shpesh nga raketat palestineze."Unë vërtet shpresoj se do t'i arrijmë objektivat sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne nuk kemi si qëllim të kemi luftë të gjatë."Ndërkohë, agjencia e ndihmave të OKB-së në Gaza, UNRWA ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarjen e ushqimeve, megjithë vazhdimin e sulmeve ajrore izraelite.