Zvicër, tetë skiatorë të vrarë nga ortekët
Skiatorët që rezultonin të zhdukur, dy zviceran dhe një gjerman, u goditën nga dy ortekë të dielën ndërsa po praktikonin sportin e skive jashtë piste në lokalitetin Bernese Oberland, një rajon në perëndim të Zvicrës i frekuentuar nga turistë britanikë. Gjithsej shtatë persona humbën jetën nga ai incident, përfshi një doktor i cili kishte shkuar për të dhënë ndihmën e parë. Policia vendase nuk ishte menjëherë e disponueshme për të dhënë komente. Në kantonin jugor të Valais, një zviceran që po vizitonte zonat malore mbeti gjithashtu i vrarë të dielën nga një tjetër ortek.