E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Shërbimet e sigurisë dështuan në mënyrë skandaloze

"Shërbimet e sigurisë dështuan në mënyrë skandaloze", deklaroi presidenti amerikan Barak Obama pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të administratës së tij. Presidenti Barack Obama tha të martën se agjencitë amerikane të zbulimit kishin informacione të mjaftueshme për të realizuar dështimin e përpjekjeve të nigerianit për të hedhur në erë aeroplanin e linjës Amsterdam-Detroit.
Obama tha se ai priste që krerët e agjencisë përkatëse t'i dorëzonin raportet e tyre përfundimtare mbi dështimin e kësaj jave, dhe të zbatonin menjëherë masat e reja të sigurimit.
Presidenti po ashtu njoftoi se ai kishte pezulluar transferimin e të burgosurve nga burgu ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos për në Jemen si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë atje.
Obama i'u përkul presionit politik nga ligjvënësit që të mos dërgojë ndonjë të burgosur tjetër në Jemen, pasi mund të shërbente në favor të organizatës terroriste të al Kaedës.
"Ka qënë gjithmonë synimi ynë për të transferuar të burgosurit e Guantanamos në vendet e tjera, vetëm sipas kushteve që garantojnë siguri. Unë fola me prokurorin e përgjithshëm dhe ramë dakord se ne nuk do të transferojmë të burgosur të tjerë në Jemen gjatë kësaj kohe.", tha Presidenti amerikan Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›