Gazeta “Express: Miqësore Kosove-SHBA?

Herolind Beqaj
Kosova për herë të parë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)! Jo për ndonjë mosmarrëveshje, por kundërshtar në fushën e futbollit. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) janë duke bërë përpjekje që në Prishtinë ta sjellin Kombëtaren e SHBA-së për një ndeshje miqësore. Këtë e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. "Ne do të bëjmë gjithcka që është në mundësitë tona për ta zhvilluar një ndeshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse do t'ia arrijmë qëllimit, nuk e di", tha Vokrri të hënën për Express. Sipas tij, Kombëtarja amerikane gjatë muajit mars do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses polake dhe për këtë arsye dëshirojnë ta shfrytëzojnë faktin që ata do të jenë në Europë, për ta organizuar një takim kundër tyre. "SHBA do të zhvillojë një ndeshje në Krakov me Poloninë, më 26 mars. Ne do të mundohemi ta caktojmë një termin para ose pas kësaj date. Ky është synimi ynë, pasi ata do të jenë në Europë dhe një ndeshje kundër tyre mund të jetë e realizueshme", pohoi ai. Vokrri thotë se janë në kontakt me njerëz të autorizuar për aranzhimin e vizitave të Kombëtares amerikane në Europë, ndërsa shpresojnë në përkrahjen edhe të institucioneve relevante në Kosovë. "Jemi në kontakt me disa persona që janë të autorizuar për aranzhimin e ndeshjeve e SHBA-ve në Europë. Mirëpo, pikësëpari duhet ta mbajmë një takim me Ambasadën amerikane në Kosovë, kurse presim përkrahje edhe nga institucionet kosovare", deklaroi Vokrri. Sipas tij, nëse do të arrihet të organizojnë ndeshjen kundër SHBA-ve, ajo duhet të zhvillohet vetëm në Kosovë, sepse diku tjetër nuk do ta kishte efektin e njëjtë. Drejtuesit e FFK-së dëshirojnë që përfaqësuesja kosovare ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare pas shpalljes së pavarësisë kundër SHBA-ve, pasi mendojnë se ky vend e ka merituar këtë, duke qenë përkrahësi më i madh i Kosovës vite me radhë. Të njëjtën e kishte bërë edhe Kroacia, e cila me të shpallur mëvetësinë, ndeshjen e parë zyrtare e pati zhvilluar kundër SHBA-ve. Përfaqësuesja e Kosovës në të kaluarën ka zhvilluar disa ndeshje jozyrtare. Ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja ishte ajo kundër Arabisë Saudite, e zhvilluar në kryeqytetin turk Ankara verën e vitit të kaluar, të cilën kosovarët e fituan me rezultat minimal 1-0. Më herët, Kosovë ka zhvilluar edhe dy ndeshje kundër Kombëtares shqiptare, të cilat i ka humbur 0-1 në Prishtinë dhe 3-1 në Shqipëri. Dy ndeshje Kosova i ka zhvilluar edhe kundër Turqisë, duke realizuar një fitore dhe një humbje. Në vitin 2005, përfaqësuesja e Kosovës ka qenë pjesëmarrëse edhe i një turneu në Qipron turke. Në këtë turne pjesëmarrës ishin disa vende që nuk janë pranuara nga FIFA, ndërsa Kosova përfundoi e treta në këtë garë. Fitorja më e thellë e përfaqësueses së Kosovës ishte ajo kundër Monakos, të cilën e mposhti 7-1 në prill të vitit 2006.