Pakult: “Kujdes nga Salihi!”

Kanë filluar ta kenë frikë të gjithë dhe më shumë nga të gjithë Peter Pakult, trajneri i Rapidit të Vjenës. Bomberi shqiptar, Hamdi Salihi (10 gola në kampionatin austriak, 2 në ndeshjen e fundit), është shndërruar në tmerrin e skuadrave kundërshtare. Të mërkurën (19:30) Rapidi do të përballet me SV Ried dhe tekniku që e kërkoi ish-lojtarin e Tiranës, madje erdhi për ta parë dy herë në aksion në kryeqytetin shqiptar, paralajmëroi të tijtë për rrezikshmërinë e shkodranit. "Ne nuk duhet ta lëmë atë godasë dhe ta lejojmë të jetë i lirë në afërsi të portës sonë", - shprehet me respekt për Salihin trajneri i Rapidit në faqet e gazetës austriake "Standard". "Për ne cdo ndeshje është një detyrim për ta fituar, qofshin ato jashtë apo brenda", - shton Pakult, i cili vlerëson edhe SV Ried. "Pas ndryshimit të trajnerit atje po shkojnë gjërat më mirë. Me fitoren kundër Karnten (Salihi shënoi dy gola) Ried u largua nga zona e ftohtë dhe kundër nesh nuk kanë asgjë për të humbur".