Historia e Kakasë si e Van Bastenit

Milani reagoi shumë ashpër ndaj ndërhyrjeve të parregullta gjatë cdo ndeshjeje kundër jashtëklasit kuqezi, Kaka, duke publikuar edhe një listë të gjatë ndaj faulleve të ashpra kundër brazilianit.
"Parma-Milan, pjesa e parë: në minutën e 7-të faull i Morrenes nga prapa, në të 17' faull i Desenës në kufijtë e zonës, në të 20' një tjetër faull i Morrones. Kjo është metoda për të nxjerrë jashtë loje lojtarin e Milanit. Nuk ka rëndësi se ku e godasin, në këmbë apo kavilje", - shkruan faqja zyrtare e Milanit.
"Milan-Palermo, pjesa e parë: pas 1 minutë e 43 sekonda ndërhyn Guana nga pas dhe godet saktësisht në gjurin problematik të Kakasë. Në të 22'faull i Miljacios, për t'u pasuar në të 29' nga faulli i Breshanos", - jep të tjera raste klubi kuqezi. "E njëjta histori në Xhenoa-Milan dhe Milan-Katania".
Historia e Kakasë po sjell në mendjen e historianëve sportivë fatin e dhimbshëm të Marko van Bastenit. Jashtëklasi holandez e luajti ndeshjen e fundit në nivel të lartë në moshën 28 vjec, në nëntor të vitit 1992, për shkak të problemeve me gjurin. "Nuk duhet të ndodhë kështu edhe me Kakanë", - paralajmëron komunikata në acmilan.com.