Gazeta Tomorri me lajme të reja

Ajo u bë e famshme për mitizimin që iu bë nga pushtimi italian. “Tomorri ishte pjese e jetës urbane në vendin tonë në vitet ‘40-‘42. Ajo ka qënë gazeta kryesore e periudhës së fashizmit”, shprehet publicisti Mark Marku.
“Tomorri” fashist i përngjasonte një buletini lufte ku zhvillimet kryesore në vend zënë një vend të vogël. “Faktikisht është një manifest fashist. Ideja është që fashizmi ka ardhur për të qytëtëruar shqiptarët dhe nuk bëhet fjalë për një mision pushtues. Propaganda fashiste funksiononte duke manipuluar informacionin”, shton Marku.
Si një gazetë propagandistike, “Tomorri” nuk mund të dilte jashtë modelit për të cilin u krijua. Marku përmend këtu lajmin e munguar për vrasjen e Viktor Emanuelit II. “Në përgjithësi nëpërmjet gazetës shmangeshin informacionet që lidheshin me sulmet dhe rezistencën. Nga pikëpamja historike ka vlera sepse aty është një kronikë e njëanshme e ngjarjeve të historisë së Shqipërisë, por ama janë një kronikë”, shton Marku.
Foto