Tiranë, koncert homazh për Nënë Terezën

Një koncert homazh kushtuar Nënë Terezës eshte shfaqur mbreme ne Akademinë e Arteve. Ky koncert eshte zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të lindjes se shenjtores, duke celur keshtu edhe zyrtarisht aktivitetet ne vitin e Nene Terezes, shpallur diten e djeshme nga ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj. Ne kete mbremje kane interpretuar solistet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Eriona Gjyzeli dhe Sonila Baboçi, me pjesëmarrjen e Korit “Nënë Tereza”, Orkestrës së Harqeve.
Ndersa eshte dirigjuar nga Suzana Turku. Ky koncert do te vijoje shfaqen ne Shkodër, Lezhë, Korçë, Ulqin, Prishtinë, Shkup. Ndersa aktiviteti pasues, i cili do te zhvillohet ne Bibliotekën Kombëtare do të kete per qellim, realizimin e ekspozites se 12 Shenjtorëve, në të cilën do të ekspozohen vepra dhe vlera të rralla, për Nënë Terezën dhe për të gjithë ata personalitete të shquar shqiptarë të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë.
Vilma Masha