E drejta e autorit, Buda: Penalizime për shkelësit
Juristi Eduard Buda i agjencisë kombëtare për të drejtat e artistëve interpretues dhe ekzekutues të licencuar nga M.K.T.R.S thotë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian sipas nenit 39 të së cilës data 1 dhjetor e këtij viti është afati i skadencës dhe do të ketë penalitete në rast se nuk arrihet niveli i mbrojtjes së të drejtës së autorit shqiptar ashtu si ai evropian.
Ndërsa Marrëveshja e Asocim Stabilizimit në nenin 73 sipas juristit Buda kërkon garantimin e harmonizimit në nivel të njëjtë të mbrojtjes së të drejtave të autorit , pra artisti evropian me atë shqiptar të trajtohen si të barabartë deri në vitin 2013. Sipas ndërkombtarëve thotë Eduard Buda Pronësia Intelektuale siguron 10 herë më shumë të ardhura për buxhetin e shteteve sesa trafiku i lëndëve narkotike për trafikantët. Dënimet nga gjykatat variojnë nga 5 deri 15 vjet, kurse gjobat në vendet e Bashkimit evropian për shkeljen e të drejtës së autorit mbërrijnë deri në 500 mijë euro, në Kosovë deri në 50 mijë euro ndërsa në Shqipëri sipas juristit të agjencisë a.k.d.i.e në më pak se 1 mijë euro. Kjo agjenci si një Hipotekë e pronësisë intelektuale ka arritur në 2 vjet të regjistroj në shkallë kombtare punët afro 280 artistëve të filmit, teatrit, spektaklit, muzikës dhe televizionit por shumë pak biznese pranojnë të njohin këtë standard evropian. Rrjeti i agjencive i tre që mbrojnë të drejtën e autorit në Shqipëri nis me Albautor që mbron krijimtarinë, A.K.D.I.E që administron interpretimin e artistëve dhe A.M.I që mbron punën e producentëve shqiptarë.