Si zgjua bletësh

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, për të tetën herë më radhë, u hap manifestimi “Java e Bibliotekës në Kosovë”, i cili organizohet nga BKUK në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Duke folur për rëndësinë e këtij manifestimi, Sali Bashota, drejtor i BKUK-së, tha se tashmë ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’ është bërë ngjarje kulturore e vitit për librin dhe bibliotekat. Ai tregoi për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave, të cilat në përgjithësi nuk ndryshojnë aq shumë prej aktiviteteve të zhvilluara në vitet e kaluara.
“Edicioni i këtij viti është përqendruar kryesisht në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, mirëpo aktivitete të shumta do të zhvillohen edhe në Këndin Amerikan, në Universitetin Amerikan në Prishtinë, pastaj në bibliotekat e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës”, tha Bashota, duke shtuar se “dy ligjëratat speciale në këtë manifestim, siç janë: ‘Trendet e reja në bibliotekarinë amerikane’ e ekspertes amerikane Catherine Marsicek dhe ‘Albania’ e Konicës për ‘ne’ dhe ‘të tjerët’ e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Aurel Plasarit do të jenë mjaft të rëndësishme, në radhë të parë, për komunitetin bibliotekar, por edhe për lexuesit në përgjithësi”.
Temë bosht e manifestimit ‘Java e Bibliotekës në Kosovë’ është ‘Koleksionet e Veçanta në Bibliotekë’, me ç’rast me kontributet e tyre do të paraqiten referues nga Shqipëria dhe Kosova.
Bashota tregoi se BKUK në këtë vit do të nderojë personalitetin dhe veprën e akademik Fehmi Aganit, duke organizuar një tribunë shkencore, për të kujtuar kontributin e tij të veçantë në jetën akademike dhe në jetën politike. Më tutje ai tregoi edhe për aktivitete të tjera që do të zhvillohen me këtë rast dhe natyrisht nuk la pa përshëndetur donatorët.
“Kam kënaqësi të shpreh falënderime të veçanta për donacionin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka të bëjë me zhvillimin e projektit për Bibliotekën Qendrore të Universitetit të Prishtinë, pastaj donacionin e ProCredit Bank për modernizimin e Qendrës së Trajnimit Bibliotekar, të IPKO-s për rrjetin e internetit falas për bibliotekat e Kosovës, sponsorizimin e koncertit nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, donacionin e botuesit Olms nga Gjermania me libra shkencorë etj”, tha Bashota.
Ai nuk harroi t’i falënderonte dy mbështetësit kryesorë të BKUK-së, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në njërën anë dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në anën tjetër.
Ndërkaq, Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj tha se ky manifestim është shndërruar në një takim tradicional. “BKUK ka pasur një rol të rëndësishëm si tashmë ashtu edhe në të kaluarën duke qenë një institucion sublim i dijes. Edhe sot e ka këtë rol duke bërë të ditur se zhvillimi i ynë është i garantuar nëse investojmë në dije dhe arsim. Do të thotë në këtë pjesë të dijes kjo bibliotekë e ka rëndësinë e saj shumë të rëndësishme”, tha ministri Hoxhaj.
Në emër të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë foli Michael J. Murphy, zëvendësambasador në këtë ambasadë. Pasi tregoi për fëmijërinë e tij dhe kontaktin e parë që ka pasur me librin, Murphy përmendi kontributin e Ambasadës Amerikanë për zhvillimin dhe pasurimin e BKUK-së. Arsyeja e kësaj ndihme është zhvillimi i një demokracie të shëndoshë dhe sundimit të ligjit. “Kur qytetarët e një demokracie kanë qasje në njohuri, në shkolla, biblioteka dhe nëpërmjet medieve të pavarura publike, përfshirë këtu edhe internetin, ata kanë fuqinë që të krijojnë fatin e tyre”, tha Murphy.
Ai shtoi se një demokraci e shëndoshë dhe multietnike, një ekonomi e gjallë dhe një shoqëri që bazohet në sundim të ligjit, janë pikërisht qëllimet e tyre për Kosovën.
Ai ua dha një porosi lexuesve dhe punonjësve të bibliotekës.
“Kurrë nuk duhet të harroni se kur shkoni në punë çdo ditë dhe iu ndihmoni fëmijëve që t'i marrin librat e tyre të parë, ju krijoni kujtime që zgjasin. Librat e preferuar, bibliotekat dhe bibliotekarët e preferuar zakonisht mbijetojnë gjatë në kujtimet e tyre përgjithmonë dhe i frymëzojnë fëmijët që të përvetësojnë mësimin dhe t'i ndjekin ëndrrat e tyre. Unë nuk do të isha sot këtu sikur kjo të mos ishte e vërtetë”, tha Murphy.