Testimi i stabilitetit financiar të Amerikës

Washington DC – Reforma e thellë e stërzgjatur financiare sapo është miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kundërpërgjigja më goditëse karshi krizës më të madhe të dekadave të fundit, dhe një që merr dhe mirëpret hapa të rëndësishëm në adresimin e shumë dobësive në rregullatorin amerikan dhe në sistemin financiar. Të gjitha këto dobësi i hodhi në shesh kriza e fundit.
Derisa administrata e Obamas dhe Kongresi amerikan ishin duke marrë mësime nga kriza dhe po i dërgonin ato në reforma, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte duke vlerësuar sistemin financiar amerikan nën Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP). FSAP-i ishte prezantuar në kohën e shpërthimit të krizës financiare aziatike në mes të viteve nëntëdhjetë për të bërë një vlerësim të detajuar të sistemeve dhe programeve financiare të vendeve të prekura nga kriza, përfshirë edhe respektimin e standardeve të kërkuara nga mekanizmat botërorë. Kriza e fundit detyroi G-20-ën të riafirmonte “kontrollet” në përpjekje për të nxitur stabilitet global, dhe madje u kërkoi shteteve anëtare të kryenin në mënyrë të rregullt kontrolle.
Tani që Shtetet e Bashkuara kanë kryer këtë kontroll të brendshëm, çfarë përfaqëson ky për sistemin financiar dhe reformave rregulluese amerikane?
Rishikimi ka shumë përfundime pozitive. Kjo bën që t’u japë autoriteteve amerikane një dorë të fortë në rast se vlerësohet se do të kishte rreziqe nga shpërthimi i një trazire tjetër financiare. Megjithëse kriza ka kushtuar në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, duket se gabimet që kishin çuar në Depresionin e madh, janë shmangur.
Autoritetet amerikane po ashtu u ngutën të paraqisnin një legjislacion reformues që adreson dobësitë që çuan në krizë. Miratimi i Aktit Dodd-Frank në Kongres përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në reformimin e sektorit financiar amerikan. Sipas këtij akti, një rregullator sistematik i rrezikut është themeluar, kontrollimi më i ashpër i sektorit bankar është shtuar, dhe janë krijuar mekanizma të rëndësishëm që do të merren me bankat që janë buzë shkatërrimit.
Këto reforma krijojnë themelin për një sistem më të sigurt financiar. Por vlerësimi i FSAP-it ka treguar se ende nuk është kryer e gjithë puna, dhe se ende ka punë kritike që duhet bërë.
E para, derisa stabiliteti i gjerë financiar është rikthyer dhe derisa është nxitur rritja e kapitalit të bankave pas “testeve të stresit”, ende ka shumë anomali. Madje edhe në rast se do të kemi rritje me ritmit e kohëve të fundit, do të duhet më shumë kapital, veçanërisht për bankat e vogla dhe të mesme.
Këto nevoja duket se janë të menaxhueshme, por sikur se ngjarjet e fundit në Evropë dhe të dhënat e fundit në Amerikë në sjellin ndërmend, rimëkëmbja dhe besimi mbesin fragjil, sidomos për shkak të borxhit të madh publik. Nëse ekonomia ishte dobësuar shumë, nevoja për kapital shtesë bankar do të duhej të ishte e theksuar.
E dyta, Akti Dodd-Frank prezanton një hap të madh drejt përmirësimit të rregullimit të institucioneve financiare edhe individuale edhe sistemin si një tërësi. Po akti ka humbur rastin që të krijonte agjenci mbikëqyrëse amerikane, duke lënë hapësirë dyshuese nëse gabimet e vjetra dhe krisjet e thella, mund të rikuperohen pas tejkalimit të krizës. Akti shtron rrugë për një arkitekturë të re rregulluese dhe do të jetë i lidhur me Këshillin e monitorimit e stabilitetit financiar për t’i bashkuar muskujt me eshtra; të përmirësohet bashkëpunimin, të ketë kontroll më të madh prej institucioneve financiare të shtetit dhe të gjenden përgjigje dhe të parashikohen rreziqet financiare.
E treta, reduktimi i rreziqeve sistematike do të kërkojë një aksion të vendosur për të siguruar që institucionet financiare të mos dështojnë në shkallë totale. Legjislacioni i ri bën hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, duke iu kërkuar firmave të kenë kapital shtesë dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme me qëllim që në rast rreziqesh të kenë një kornizë të veçantë për zgjidhjen e krizës nëse do të dështonin. Këto masa mund të jenë vetëm një zëvendësim për monitorim parandalues dhe të fortë: ligjet dhe rregullimet nuk mund të zëvendësojnë “vullnetin për të vepruar”.
E katërta, reforma e financave të patundshmërive amerikane ka mbetur ende pa u mbaruar. Politikat publike amerikane për t’i mbështetur financiarisht firmat e patundshmërive kanë kushtuar shumë dhe kanë nxitur marrje të aksioneve të rrezikshme, që kishin ndihmuar në dërgimin e sistemit në krizë.
Propozimet konkrete për adresimin e kësaj situate janë ende duke u formuluar, por sistemi financiar amerikane nuk mund të thuhet se është rregulluar pa një zgjidhje të vendosur të agjencive të patundshmërive (të sponsoruara nga qeveria) dhe pa një reduktim të theksuar në subvencionet amerikane për huat e patundshmërive.
Përmbledhtas, autoritetet amerikane kanë bërë shumë për forcimin e sektorit financiar. Pjesëmarrja e tyre në vlerësimin e FSAP-it – dhe pajtimi i tyre për publikimin e rezultateve – flet për përkushtimin e tyre ndaj përpjekjeve botërore për të siguruar se kriza e tri viteve të kaluar më nuk do të përsëritet. Testi i vërtetë, megjithatë, do të jetë se si reformat e kohëve të fundit do të zbatohen në politikat e brendshme, dhe si do të koordinohen në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare.
( Autori është këshilltar financiar dhe drejtor i Departamentit të tregjeve monetare dhe kapitale të FMN-së. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)