Gazetarët: Deklarata e Kuçit për dorëheqjen, marketing politik
Gazetarët e kanë cilësuar si marketing politik deklaratën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për dorëheqjen e tij, nëse nuk hiqen nenet 37 e 38 të Kodit penal. Ata besojnë se zëvendëskryeministri ka informacione se presidentja Jahjaga do ta rikthejë Kodin në Kuvend.
Me gjithë kundërshtimin e tij për këto dy nene, Kuçi megjithatë kishte lejuar që ato të ishin pjesë e Kodit edhe ditën e miratimit të tij në Kuvend, raporton portali Telegrafi.
Sipas gazetarëve, Kuçi nuk ka dhënë material të mjaftueshëm se është kundër këtyre neneve. Ata shpresojnë se presidentja do ta kthejë prapa Kodin penal në Kuvend pasi e vështirëson tej mase punën e gazetarëve, e po ashtu është në kundërshtim me praktikat e Bashkimit Evropian.
(ar.si/BalkanWeb)