Izraeli, gati për luftë kundër Iranit
“Ushtria izraelite është e gatshme të ndërmarrë një sulm ushtarak kundër Iranit, nëse programi bërthamor i këtij të fundit përbën kërcënim për ekzistencën e vetë Izraelit”. Kështu ka deklaruar komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarake izraelite, gjenerali Benny Gantz.
Ushtaraku i lartë izraelit ka shtuar se skenari i sulmit mund të bëhet realitet nëse Teherani ka ndërmend të mos tërhiqet nga programi i tij bërthamor.
“Izraeli shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë, por nëse ndodh, detyrohemi të përdorim forcën për të ndalur këto projekte. Mendoj që mundësia për sulm ushtarak ndaj Iranit është reale”, ka thënë gjenerali Gantz.
Por përveç Izraelit, të gatshëm për të ndërhyrë ushtarakisht në Iran janë edhe disa vende të tjera, sipas gjeneralit Gantz, përveç ushtrisë izraelite, në gatishmëri janë edhe ushtritë e disa vendeve të tjera të vendosura për të mos lejuar Iranin që të shndërrohet në një vend me bombë bërthamore.
Zërat për një sulm izraelit kundër Iranit qarkullojnë që prej muajve të fundit të vitit të kaluar. Ishte gazeta britanike “The Guardian” ajo që publikoi një analizë të gjatë për mundësinë e një sulmi ajror izraelit kundër centraleve bërthamore iraniane, ku pasqyroheshin edhe disa informacione të marra, sipas britanikes, nga burime të sigurta në Tel Aviv.
Në Izrael ka edhe zëra kundër çdo tentative apo diskutimi mbi një aksion ushtarak në Iran. Një nga këta zëra autoritar është edhe një ish agjent i sigurimit izraelit njëkohësisht ish drejtues i shërbimit të inteligjencës Yuval Diskin. Diskin ka deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Ehud Barak, po e drejtojnë gabim opinion publik izraelit mbi një luftë të detyruar në Iran.
Diskin sikurse shumë të tjerë brenda dhe jashtë Izraelit, mendojnë se një veprim ushtarak kundër Iranit vetëm sa do ta shpejtonte një proces të mundshëm të ndërtimit të armëve bërthamore nga ana e Teheranit.
(ar.si/BalkanWeb)