E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkimi nëntokësor te Sheshi “Italia”, Bashkia e Tiranës publikon skemën e re të qarkullimit

28-04-2012 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës ka bërë publike sot skemën e re të të qarkullimit tek sheshi “Italia”, si rrjedhojë e fillimit të punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor. 
Ishte Drejtoresha e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nerejda Hoxha, ajo e cila ka sqaruar mbi skemën e re të qarkullimit.
“Me fillimin e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi “Italia”, Bashkia e Tiranës do të vërë në zbatim një skemë të re të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë. Sheshi “Italia” do të jetë i bllokuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve. Mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Dervish Hima”, për tu lidhur pastaj me rrugën e “Elbasanit”. Rruga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë, u shpreh ajo.
Për të lehtësuar rrjedhjen e trafikut, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë riparimin e rrugëve në këtë zonë si dhe do të shpërndajmë njoftimet, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për të gjithë rezidentët e zonës si edhe nëpër subjektet që kryejnë aktivitet në këtë zonë, ku të njoftohen për vënien në zbatim të skemës së re.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›