E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenti”, Neritan Ceka shpall kandidaturën

28-04-2012 / Gazeta 55

Neritan Ceka ka zyrtarizuar sot kandidimin e tij për President të Republikës. Pas ish kryeministrit Fatos Nano, garës së kreut të ri të shtetit, i shtohet dhe presidenti i PAD, Neritan Ceka. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësues të kësaj partie kanë deklaruar se emri i Cekës ka shanse të mëdha për të qenë një emër i mbështetur nga të gjitha palët. Kujtojmë se z.Ceka ka qenë në garë për postin e Presidentit edhe në 2007-ën.
Po si e përcakton Kushtetuta zgjedhjen e Presidentit?
Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›