E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret amerikane: Ishim në territorin kinez

Gazetaret u mbajtën të dënuara për disa muaj në Korenë e Veriut, gjë që përkeqësoi edhe më shumë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në një artikull të publikuar sot për historinë e tyre në faqen e internetit të gazetës "Los Angeles Times", dy gazetaret, Laura King dhe Euna Lee shpreheshin se kur kishin nisur udhëtimin nuk kishin patur si synim të largoheshin nga Kina.
    
"Por kur udhërrëfyesi ynë na kërkoi ta ndiqnim përgjatë lumit, arritëm në pjesën koreanoveriore të lumit", deklaruan ato. Ato shpjeguan se kur e kuptuan që ishin në pjesën koreanoveriore të kufirit, u kthyen menjëherë prapa në pjesën kineze të kufirit, por ndërkohë po i ndiqte një patrullë e armatosur koreanojugore.
    
"Ishim në territorin kinez kur ushtarët na arrestuan", deklaruan ato. Dy gazetaret u liruan në gusht pasi ish-presidenti amerikan Bill Klinton vizitoi Penianin dhe i kërkoi liderit Kim Jong-il të garantonte lirimin e tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›