E Diel, 1 Nëntor 2026

President Obama shënon Ramazanin në Shtëpinë e Bardhë

Në darkën që filloi pas perëndimit të diellit, morën pjesë anëtarë të kabinetit, ligjvënës dhe pjesëtarë të komunitetit mysliman. Gjatë darkës, presidenti Obama e cilësoi Islamin si një besim të madh fetar me angazhim për drejtësi e përparim.

Në darkë morën pjesë ambasadorë nga vende islamike si Afganistani, Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti, Turqia e Iraku. Në darkë ishin të pranishëm edhe dy ligjvënësit e parë myslimanë në Kongres, Keith Ellison dhe Andre Karson.

Me këtë rast, presidenti Obama përmendi edhe boksierin e njohur Muhamed Ali duke e cilësuar atë një njeri me dinjitet të heshtur i cili vazhdon të luftojë për atë që beson.

Presidenti Obama tha se komuniteti mysliman amerikan është i larmishëm ashtu si popullsia e Shteteve të Bashkuara në përgjithësi./voa/start/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›