E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët dhe raportimi nga vendi i ngjarjes

Gazetarët njihen për këmbënguljen për të raportuar nga vendi i ngjarjes—qoftë për një rast zjarri në një ndërtesë publike ose për zhvillimin e luftimeve nga fushëbeteja. Disa herë kjo nënkupton që siguria e tyre fizike të vihet në rrezik, për të siguruar dhe për të dhënë lajmin. Por sipas një studimi të fundit, trauma që përjetojnë gazetarët duke raportuar për këto ngjarje nga afër mund të ketë ndikim të thellë për gjendjen e tyre emocionale.
Sot, fotoreporteri Kian Amani po fillon jetën e re në Uashington, por verën e kaluar ai po raportonte për dhunën që shpërtheu në rrugët e Teheranit pas zgjedhjeve. Kiani thotë se ishte arrestuar tri herë nga forcat e sigurisë për shkak të fotografive që kishte bërë në demonstrata. Dhuna e vazhdueshme për të cilën raportonte i ka lënë pasoja. “Po ikja me vrap, ndërsa ata filluan të shtien me armë dhe një plumb goditi në gjoks një djalë, 18-19 vjeç. Ai vdiq. Ishte skenë e vështirë dhe u ndjeva i rënduar më pas, kisha stres dhe gjumin nuk e bëja mirë. Rashë në depresion. Tani, në përvjetorin e zgjedhjeve, këto ndjenja po më rikthehen”. Kiani nuk është i vetmi. Specialistët thonë se nuk është e pazakontë që gazetarët të cilët raportojnë për ngjarje traumatike - si 11 shtatori, Haiti ose zgjedhjet në Iran - të përjetojnë nivele të larta të shqetësimit emocional dhe psikologjik - madje edhe shumë kohë pasi të ketë përfunduar rreziku. Në realitet, ata jo vetëm që shohin ngjarjet për të cilat raportojnë, por bëhen pjesë e tyre. Dr. Suzan Stafford është psikologe në Uashington. Ajo trajtoi disa gazetarë pas 11 shtatorit dhe uraganit Katrina dhe thotë se reporterët reagojnë nën stres njësoj si vetë njerëzit që janë pjesë e ngjarjeve që ata i mbulojnë. “është çështje fiziologjike dhe emocionale. Fiziologjikisht, organizmi i njeriut është i prirur që në situata që duken të rrezikshme të aktivizojë substanca të caktuara kimike që e bëjnë njeriun më të vëmendshëm dhe e mbajnë në gjendje të tillë sipas nevojës. Pra në momente të tilla në organizëm qarkullojnë gjithë këto substanca në sasi të mëdha, që është e pazakontë për trupin. Mund të kalojnë ditë të tëra që ndikimi i këtyre substancave të largohet. Ndërkaq, emocionalisht, gazetarët ndjejnë dhembshuri. Ndjejnë pikëllim. Madje, ndjejnë edhe një lloj faji se po mbijetojnë. Edhe po të mos ishin afër viktimave në çastin e ngjarjes, ata sërish mund të ndjeheshin fajtorë që nuk përjetuan çfarë përjetuan të tjerët”. Studimet tregojnë se gati një e treta e korrespodentëve të luftës vuajnë nga çrregullimi i Stresit Post-Traumatik. Ky është një lloj ankthi i rëndë që shkaktohet nga ngjarje traumatike. Simptomat mund të shkaktojnë rikujtimin e ngjarjes si dhe probleme me gjumë dhe kujtesë, si dhe mund të zgjasin me muaj ose edhe me vite. Në një studim me fotoreporterë, 98 përqind të të anketuarve njoftuan se kishin përjetuar ngjarje të cilat mjekët i quajnë traumatike. Një ndër gjashtë prej të anektuarve, ndërkaq, plotëson kriteret për t’u diagnostikuar me Stres Post-Traumatik. “Ata kanë probleme me gjumin. Mund të shohin ëndrra për ato që kanë përjetuar. Kjo i irriton dhe ua vështirëson punën në të ardhmen. Ata mund të ndjehen edhe fajtorë pse kanë mbijetuar”. Majk Ualtër është veteran i gazetarisë, i cili raportoi për sulmet e 11 shtatorit në Pentagon dhe si pasojë ka vuajtur nga ankthi. Ai përshkroi krizën e tij emocionale në një film dokumentar për gazetarët të cilët vuajnë nga dhuna traumatike që kanë parë. Sot, Ualtër punon me qendrën DART, organizatë që ndihmon gazetarët të përballen me stresin emocional pas raportimit nga ngjarjet traumatike. Ai mendon se në përvjetorin e parë të protestave të dhunshme në Iran, shumë gazetarë atje po ripërjetonin stresin e krizës së zgjedhjeve të një viti më parë. “Ajo që ndodh në përvjetorë është se fotografitë në gazeta të kthejnë prapa në kohë. Në përvjetorin e 11 shtatorit, m’u rikthyen disa prej reagimeve që kisha në kohën e ngjarjes”. Dr. Stafford thotë se njerëzit mund ta marrin veten shumë shpejt dhe se pacientët, përfshirë gazetarët, me ndihmën e familjes dhe shoqërisë, mund t’i kthehen një jete “normale”. Ajo nxit pacientët e saj të provojnë t’i kthehen rutinave të vjetra dhe të mendojnë pozitivisht për të ardhmen. Ajo thotë se pacientët duhet të pranojnë faktin se trauma ka ndodhur, por që gjëra tjera më të mira mund të ndodhin akoma.

A do të jetë Evropa ndonjëherë në gjendje të flasë me një zë në politikën e jashtme?

Marrëdhëniet evropiano- amerikane janë përmirësuar shumë që prej zgjedhjes së presidentit Obama. Por shpresat e Uashingtonit që Pakti i Lizbonës të çonte në politikë të jashtme unike në BE nuk janë realizuar. Deklaratat e SHBA -së që i bëjnë thirrje Evropës të funksionojë krah Uashingtonit si lojtar efektiv global, janë legjendare. Për dekada me radhë administrata amerikane si ajo demokratike ashtu edhe ajo republikane janë ankuar se gjigandi ekonomik Evropë, ka ndikim të pakët në politikën botërore. Përveç kësaj amerikanët nuk kanë pushuar së luturi që Evropa të marrë pjesë në ndarjen e ngarkesave në botë.
Brukseli lëviz ngadalë në fushën e politikës së jashtme/Sigurisht asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar me futjen në fuqi të Paktit të Lizbonës dhe bashkë me të dhe të shanceve për rishikimin serioz të proceseve të vendimmarjes në Evropë, në fushën e politikës së jashtme. Kryeministrat dhe presidentët e Evropës, si hapin e parë të zbatimit të Paktit nuk morën vendim për të vënë në postin e presidentit dhe të kryediplomatit të BE-së dy veteranë të respektuar dhe shumë të njohur evropianë. Por morën vendim për t`ia dhënë këto poste dyshes Herman van Rompuy dhe Catherine Ashton, duke i bërë ata figurat kryesore të BE-së në një kohë, që shumica e evropianëve nuk kishin dëgjuar kurrë për ta para se të emëroheshin në këto poste. Pa diskutim, që ata të dy kanë patur më parë përvoja politike dhe e kanë bërë mirë punën e tyre. Megjithatë mesazhi që u lëshua në dhe nga Brukseli në përzgjedhjen e personelit nuk ishte ai i një ndryshimi revolucionar. Për më tepër që filluan të shfaqeshin edhe tensionet e përçarjet e brendshme në sferën ekonomike, në një sektor ku BE konsiderohet lojtar i rëndësishëm global. Grindjet e gjata për reagimin e përbashkët ndaj krizës financiare të Greqisë nuk patën pasoja negative vetëm në tregjet financiare, por dëmtuan edhe imazhin e BE-së, si aktor global. Ajo beson, se nëse Evropa vazhdon e gjykohet në sajë të aftësisë së saj për të folur me një zë, atëherë zhgënjimi është i sigurt. Sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë, predikon Nicolaidis. Në vend të kësaj, argumenton ajo, SHBA dhe Evropa duhet të njohin limitet e ndërtimit strukturor të Evropës t`i kuptojnë ato dhe bëjnë më të mirën e mundshme. çfarë do ta bënte Evropën të kishte një politikë të jashtme unike? Lajmi i keq është se në këtë drejtim evropianët nuk do të veprojnë kurrë së bashku," thotë për Deutsche Wellen Kalypso Nicolaidis, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Oxford. Nicolaidis ka marrë pjesë në të ashtuquajturin grup reflektimi i BE-së, i kryesuar nga kryeministri spanjoll Felipe Gonzalez, grup i cili i dorëzoi Presidentit Van Rompuy në muajin maj një raport për të ardhmen e BE-së. "Evropianët do të jenë gjithmonë në polifoni dhe në ditë të këqija në kakofoni," thotë Nicolaidis. "Dhe unë mendoj se si evropianët ashtu dhe amerikanët duhet ta kuptojnë se qëllimi është, që kjo polifoni të jetë konstruktive, të ketë kuptim".
Progres, jo përsosmëri/Ekspertët argumentojnë se Pakti i Lizbonës dhe bashkë me të dhe ministria e politikës së jashtme janë larg të qënit të përsosur, megjithatë kanë potencialin e forcimit të rolit të Evropës në botë. Vetëm se kjo nuk mund të bëhet brenda natës, thotë Michael Emerson nga Qendra për Studimin e politikës evropiane. "Unë mendoj se është krejtësisht e vetëkuptueshme që zënia e posteve në ministrinë e jashtme kërkon kohën e duhur prej një viti për të përfunduar, njësoj si në çdo korporatë tjetër."
Dojçe Vele

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›