E Diel, 1 Nëntor 2026

Megan Fox, fotot e martesës sekrete në Hauai



Ka dashur një ceremoni të fshehtë intime, por nuk ka harruar të jetë perfekte në ditën më të lumtur të saj. Bëhet fjalë për aktoren e famshme Megan Foks, e cila ka celebruar lidhjen e saj me Brian Austin Grin në një ceremoni intime në plazhet mahnitëse të Hauait, aty ku aktorja siç duket edhe nga fotot ka veshur një fustan të bardhë Armani, jo shumë të rënduar, me një buqetë të këndshme trëndafilash të bardhë në duar. Ndërsa përkrah saj, përveç bashkëshortit ka qenë i pranishëm edhe fëmija 8-vjeçar i ish-aktorit të Beverly Hills. Ndërsa të famshmen “po”, Megan e ka thënë buzë detit, para një prifti vendës, i cili ishte gjysmë i zhveshur…

9 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›