E Diel, 1 Nëntor 2026

Votohet rezoluta për Shqipërinë: T’i jepet fund ngërçit politik, reformat parakusht për integrimin

UPDATE- Dështojnë qyqet e Ramës, sërish unanimitet për integrimin e vendit


Parlamenti Evropian ka miratuar pak minuta më parë rezolutën e eurodeputetit Nikolas Choutis, ku bëhet thirrje për kapërcimin e ngërçit dhe fokusimin e vëmendjes te reformat dhe integrimin e vendit në strukturat e Bashkimit Evropian. Pas dy ditë diskutimesh zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian unifikuan votat, duke mirënjohur kështu progresin e Shqipërisë dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare në plotësimin e standardeve. Me 567 vota pro, 47 kundër dhe 19 abstenim, PE miratoi në tërësi draftin, duke i dhënë një mesazh të fortë Shqipërisë dhe klasës politike për nisjen e dialogut parlamentar, funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe çuarjen përpara të reformave kryesore.


Rezoluta


Rezoluta e miratuar sot në Parlamentin Evropian, vlerëson progresin e Shqipërisë në plotësimin e kushteve të BE-së përsa i takon integrimit, ndërsa thekson se vijimi i reformave mbetet i rëndësishëm. Dokumenti i politikanëve evropianë, i jep një shtysë të rëndësishme perspektivës integruese të vendit, ndërsa vë në plan të parë zgjidhjen e ngërçit politik, duke e konsideruar këtë si të tepruar dhe të panevojshëm për kushtet dhe aspiratat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rezoluta thekson se funksionimi i plotë i institucioneve, sidomos e Parlamentit që është shtylla e konsolidimit të sistemit të demokracisë si një kriter i rëndësishëm politik për integrimin në BE. Teksti i hartuar nga eurodeputeti grek Nikolas Chountis i kujton autoriteteve në Shqipëri se një nga kushtet e integrimit në BE është reforma në gjyqësor, përfshi zbatimin e vendimeve gjyqësore si dhe garantimi i pushteteve në një shoqëri demokratike. “Qeveria dhe opozita shqiptare duhet të kuptojnë se kapërcimi i mosmarrëveshjeve aktuale është kyçe për progresin e vendit drejt integrimit në BE dhe për aspiratat e mëtejshme europiane të shqiptarëve. Përsëriten konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm se është momenti final për gjetjen e zgjidhjes ndaj krizës aktuale politike, dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare së bashku me opozitën për të gjetur siç duhet, në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë me kushtetutën shqiptare, zgjidhjet e nevojshme për rrugën e vendit drejt BE-së”- thuhet në një nga amendamentet e rezolutës së Parlamentit Evropian. “Një gjyqësor transparent, i paanshëm dhe efikas, i pavarur nga çdo presion politik apo kontroll tjetër, është thelbësore për sundimin e ligjit”- thuhet në rezolutë. Rezoluta përshëndet iniciativën e Shqipërisë për të hequr vizat për vendet fqinje në Bashkimin Europian. Megjithatë PE paralajmëron se iniciativat e tilla duhet të ndërmerren paralelisht me procesin e liberalizimit të vizave mes vendeve “Schengen” dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lidhur me liberalizimin e vizave Shqipëri-BE, rezoluta përmend se është një punë e mirë nga autoritetet, ndërsa vendimi i Parlamentit Evropian do t’i japë një shtysë përpara lëvizjes së lirë. “Mirëpritet mbështetja ndër-partiake për liberalizimin e vizave, shprehur në rezolutën e parlamentit shqipëtar të 11 marsit 2010. Mirëpritet propozimi legjislativ i komisionit, dhe i bëhet thirrje Komisionit që të kontrollojë se kriteret e mbetura plotësohen në muajt e ardhshëm, me synim të qartësimit të mënyrës për Këshillin dhe Parlamentin për të miratuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë në fund të 2010-ës”- thuhet në rezolutë. Gjithashtu rezoluta e Parlamentit Europian kërkon ngritjen e një komisioni hetimor, ku shumica dhe kryetari duhet të përcaktohen nga opozita, i cili do të hetojë zgjedhjet e 2009. Në kompromis me eurodeputeten e PPE-së Doris Pack, Socialdemokrati Libor Roucek, pranoi të linte si përcaktim “hetimin e materialeve zgjedhore” nga ky komision hetimor.


Debati i djeshëm


Debati paraprak në Parlamentin Europian ka dënuar sërish bojkotin e opozitës si dhe bllokadën që opozita po përpiqet t’u bëjë reformave që kërkon BE. Konfirmohet rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë Fyle: Rekomandimet të merren parasysh për zgjedhjet e 2011-s


Shqipëria dhe Kosova kanë qenë temat e debatit të deputetëve të Parlamentit Europian i mbledhur dje pasdite në Strasburg. Rezoluta e PE-së, e cila ka 26 pika dhe që mban në krye të saj emrin e raporterit për Shqipërinë, eurodeputetit Nikolas Chountis do të miratohet sot. Në fjalën e tij Komisioneri Europian për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule përshëndeti Parlamentin Europian për rezolutën për Shqipërinë dhe tha se vendi ka bërë progres sa i përket procesit të liberalizimit të vizave por duhet të vazhdojë me zbatimin e planit të veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle ka deklaruar gjatë seancës së PE për Shqipërinë, se vendi ynë ka bërë progres në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave. Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fule deklaroi se Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhjet, përpara procesit të ardhshëm elektoral. Apelin Fyle e ka dhënë gjatë diskutimeve në Parlamentin Evropian, ku eurodeputetët kanë diskutuar mbi një rezolutë për Shqipërinë, e cila nesër pritet të votohet. “Unë dua të paraqes këndvështrimin e PE për Shqipërinë: “Mungesa e dialogut politik konstruktiv dhe e bashkëpunimit që pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mes qeverisë dhe opozitës, janë çështje shqetësuese. Të gjitha rekomandimet e OSBE duhet të merren në konsideratë përpara zgjedhjeve lokale të 2011. Nga ana tjetër, në lidhje me liberalizimin e vizave Shqipëria ka bërë progres pozitiv. Propozimi i 27 majit, i komisionit është një fakt që e pasqyron këtë gjë”, tha Stefan Fule, Komisioneri europian për zgjerimin. Më tej Komisioneri ka kërkuar rikthimin tek dialogu nga ana e palëve politike në Shqipëri, si dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për integrimin e vendit në strukturat evropiane. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar në fund të mbledhjes të Parlamentit Evropian, se “në vend që politika shqiptare të shohë, pas, ajo duhet të shohë para dhe të mendojë për zgjedhjet e tjera, që të mos përballemi me të njëjtën situatë”. Eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane Rucek bën thirrje për të gjetur konsensusin mes opozitës dhe partisë në qeveri. “Partitë Politike të marrin përgjegjësitë dhe të gjendet zgjidhja për reformën zgjedhore”, nënvizoi Rucek. Ai vlerëson se është bërë pak progres në çështjen e pronës si dhe mbetet problem korrupsioni. Eurodeputeti Kukan në fjalën e tij vlerëson se në Shqipëri është bërë progres sa i përket çështjeve teknike në procesin e liberalizimit të vizave. Eurodeputeti Kristian Vigenin deklaroi se, “Duhet gjetur zgjidhje për ti dhënë fund krizës politike për të zhbllokuar procesin e integrimit. është përgjegjësia jonë për të propozuar një marrëveshje për opozitën dhe qeverinë. Shpresoj se dy forcat do bashkohen për të ardhmen e vendit Parlamenti Evropian ka shprehur dhe më herët qëndrimin pro aspiratave të integrimit të Shqipërisë, duke propozuar dhënien e statusit të vendit kandidat dhe heqjen e vizave. Zyrtarë të lartë të PE-së kanë konfirmuar se me miratimin e rezolutës së integrimit, heqja e vizave dhe statusi kandidat finalizohen në vjeshtë të këtij viti, duke nënkuptuar këtu muajt tetor-nëntor. Lidhur me ngërçin politik dhe tendencat e Ramës për të "ngatërruar" diplomacinë evropiane, pritet të marrin përgjigjen e merituar gjatë ditës së sotme, kur europarlamentarët të "forcojnë" kartonat në mbështetje të Shqipërisë dhe aspiratave të saj të integrimit.


Doris Pack: “Bojkoti i opozitës, vendim jostrategjik”/Eurodeputetja gjermane Doris Pack duke folur në seancën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën, ka kërkuar zgjidhjen e ngërçit politik. Ajo ka theksuar se bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës, është një vendim jostrategjik. “Të zgjidhet ngërçi politik. Do të doja të thosha se kemi biseduar për bojkotin e parlamentit dhe e kemi kundërshtuar sepse është diçka jo strategjike. Duhet një parlament dhe një opozitë funksionale që të çojnë përpara detyrat. Ka shumë debate e konflikte, populli shqiptar kërkon paqe, punë dhe që ekonomia të funksionojë. Ky vend i bukur nuk duhet të shkatërrohet në mënyrë arbitrare”, theksoi Pack. Nga ana tjetër, eurodeputetja Doria Pack ka qenë e ashpër me masat e ndërmarra nga opozita në Shqipëri, duke thënë se populli do paqe dhe prosperitet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›