YouTube paraqet faqen e re mobil
TIRANE-Shërbimi për video YouTube ka paraqitur versionin e ri të faqes mobile i cili gjendet në adresën m.youtube.com.
Epo, siç pohojnë në YouTube, faqja e tyre e dedikuar për celularë punon më mirë dhe më shpejt se metodat e para e krijuara për këtë qëllim, si dhe video materialet janë me kualitet më të mirë.
Kjo është pjesë e trendit në rritje në kuadër të cilit kompanitë e mëdha të internetit çdo ditë e më shumë promovojnë versionet e uebit të shërbimeve të veta të bazuara në standardin e ri HTML5, e jo metodat mbi të cilat shpesh nuk kanë kontroll të plotë. Duket se YouTube është shumë i pakënaqur me aplikacionin YouTube të kompanisë Apple, prandaj ka vendosur që t’i tregoj se si duhen bërë gjërat.
Në rast se dëshironi të provoni versionin e ri mobil të YouTube, atëherë shkruani adresën m.youtube.com në celularin tuaj.
(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)