Gazetaret kerkojne ndryshimin e Kodit Penal te Kosoves
Perfaqesues te mediave ne Kosove por edhe te organizatave nderkombetare i kane bere thirrje presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga qe te mos e nenshkruaje dhe te riktheje ne Parlament Kodin e ri Penal te Kosoves i cili perfshin dy nene qe mes te tjerash detyrojne gazetaret te zbulojne burimet e tyre te informacionit.
Nje delegacion i drejtuar nga Asociacioni i Gazetareve Profesionist te Kosoves u takua sot me presidenten Jahjaga per te paraqitur argumentet kunder ketij Kodi. Kryetari i kesaj shoqate Arben Ahmeti tha se presidentja eshte zotuar te shqyrtoje ne teresi shqetesimet e ngritura rreth Kodit te ri Penal te Kosoves.
Ishte vullnet i plote i presidentes qe te shqyrtoj ne detaje te gjitha ato qe kishin ndodhur natyrisht si institucion nuk mund te marr nje vendim pa e pasur analizen shkencore legale te gjithe asaj qe ka ndodhur dhe ne po presim qe me argumentet qe i kemi ofruar realisht kjo te ndodhe kthimi te ndodh sepse ka baze te mjaftueshme legale qe jo vetem te kthehet ky ligj por edhe ty hyje ne proces te amandamentimit dhe te rivotohet nga Kuvendi tha ai.
Zoti Ahmeti tha se mediat jane pajtuar te vazhdojne perpjekjet per te ndryshuar kete Kod qe demton punen e tyre.
I kemi te gjitha argumentet e mundshme ne te gjitha praktikat evropiane qe kundershtojne keto dy nene te cilat e fundosin lirine e shprehjes dhe bejne qe gazetaret cdo dite te kercenohen me burg. Deputetet e Kuvendit te Kosoves ka qene dashur ta dine dhe ta lexojne ate per cka kane votuar dhe si shenje pakenaqesie ndaj kesaj ndaj mos reagimit te tyre te duhur atehere kur e kane votuar ligjin me 3 maj ne diten nderkombetare te lirise se shtypit ekziston nje vullnet i pergjithshem i te gjitha mediave qe te bojkotojme punen e institucioneve tha zoti Ahmeti.
Kunder Kodit te ri Penal kane reaguar edhe organizatat nderkombetare per mbrojtjen e gazetareve.
Organizata Gazetaret pa Kufij vlereson se nenet e diskutueshme kane per qellim heshtjen e atij lloji te gazetarise dhe raportimit hulumtues qe e ben qeverine te mos ndjehet rehat. Gazetaret nuk duhet te shkojne ne burg per shkak te punes se tyre ose per shkak se refuzojne te zbulojne burimet e tyre.
E drejta per te ushtruar kete profesion dhe per te mbrojtur burimet e informacionit duhet te vazhdoje te jete parim thelbesor thuhet ne reagim ne te cilin i behet thirrje presidentes Atifete Jahjaga te refuzoje nenshkrimin e ketij kodi dhe ta ktheje ne Parlament per te bere ndryshimet qe do te ishin ne nje vije me standardet nderkombetare.
Gazetaret pa Kufij u kane bere thirrje edhe eksperteve evropiane te nderhyjne dhe te ndihmojne ne ri hartimin e neneve kunderthenese.
Edhe gazetaret vendas por edhe organizatat nderkombetare terheqin verejtjen se nenet e reja nuk e percaktojne qartazi se cilat jane veprat penale qe mund te kryhen me ane te mediave dhe kjo u le mundesine gjykatesve e prokuroreve qe te interpretojne kodin sipas vullnetit te tyre. Ne nenin 38 te Kodit Penal thuhet se gazetaret do te jene penalisht pergjegjes ne rastet kur refuzojne te zbulojne burimet e tyre per te parandaluar nje sulm qe permban rrezik te pashmangshem ndaj jetes apo integritetit personal.
Sipas gazetareve zbatimi i tij rrezikon gazetarine hulumtuese e cila edhe ashtu eshte e kufizuar ne Kosove dhe do te forcoje sic thuhet ne menyre te konsiderueshme monopolin e medieve pro-qeveritare dhe propaganden qeveritare.
Reagimeve u eshte bashkuar edhe Organizata per Mediat e Evropes Juglindore me seli ne Vjene SEEMO e cila vlereson se Kodi i ri shkel lirine e shprehjes dhe e bene punen e gazetareve shume te rrezikshme. Nese Kosova ka zgjedhur te ndertoje nje shoqeri demokratike atehere duhet te mbeshtese parimet demokratike. Keto nene duhet te ndryshohen dhe ofendimet e shpifjet plotesisht te dekriminalizohen thuhet ne reagimin e kesaj organizate.
Ministria e Drejtesise qe ishte hartuese e Kodit Penal terhoqi vemendjen se sic thuhet ne nje komunikate per opinion kishte kerkuar heqjen e dy neneve te diskutueshme nga ky Kod dhe se miratimi i tyre eshte pergjegjesi e Parlamentit.
Nderkaq mekanizmat nderkombetare ne Kosove ende nuk e kane komentuar Kodin sic eshte thene ne pritje te veprimeve te institucioneve vendase.