Kryeministri Berisha per vizite ne Uashington
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ndodhet per nje vizite ne Shtetet e Bashkuara ku pas rreth 2 oresh takohet ne Departamentin e Shtetit me Sekretaren Hillary Clinton.
Neser zoti Berisha merr pjese ne nje ceremoni ne Muzeun e Holokaustit ne Uashington ku do te shfaqet edhe filmi Besa qe i kushtohet miqesise dhe perkushtimit te vecante qe treguan shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore per mbrojtjen e hebrejve qe ndodheshin ne Shqiperi.
Ne fundjave zoti Berisha do te marre pjese ne ceremonite qe do te organizohen ne New York me rastin e 100-vjetorit te krijimit te organizates pan-shqiptare Vatra.