E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Nëse OKB dështon, ndërhyrje ushtarake në Siri

PARIS – “Nevojitet një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë, nëse OKB dështon”. Deklaratën e ka bërë sot shefi i diplomacisë franceze Alain Juppe, gjatë takimit në Paris me përfaqësuesit e opozitës siriane.

“Nëse ndërmjetësimi në Siri do të dështojë, Franca dhe partnerët e saj do të kërkojnë një rezolutë në bazë të kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, që parashikon ndërhyrjen ushtarake në rastet e kërcënimit të paqes”- ka thënë Juppe.

Për ministrin e jashtëm francez, plani i të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan është kompromentuar rëndë dhe për këtë është mëse i nevojshëm dërgimi i 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në vendin arab brenda 15 ditësh.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›