Gazetarët malazezë i drejtohen e BE-së për ndihmë

Më shumë se një mijë gazetarë dhe qytetarë malazezë kanë nënshkruar një peticion perms, të cilit i kanë kërkuar BE-së që të bëjë presion ndaj qeverisë për t`i mbrojtur më shumë gazetarët.
Peticioni i është dërguar zyrtarëve të lartë të BE-së, disa ditë pasi sulmues të panjohur rrahën para shtëpisë së saj në Podgoricë një gazetare që shkruante për krimin e organizuar.
Policia ka premtuar se do të gjejë sulmuesit, por gazetarët shprehen skeptikë, pasi sipas tyre edhe sulmet e tilla në të kaluarën kanë mbetur pa u zbardhur.
Ata thonë se BE duhet t`i bëjë më shumë presion qeverisë, që të fillojë “konfrontimin me krimin e organizuar dhe të mbrojë gazetarët dhe mediat, që guxojnë të flasin hapur”.