E Diel, 1 Nëntor 2026

“Greqia drejt përmirësimit, të ardhmes nuk in dihet”

Ndërsa duke folur për planin e dytë të ndihmës, Schäuble tha se "jam i bindur se ne kemi marrë vendimet më të mira të mundshme duke marrë parasysh kontekstin e pasigurive''.

Gjatë intervistës së dhënë për të përditshmen italiane,  “Repubblica”, ministri gjerman tha se plani i ri i ndihmës do të bazohet në analizat e Troikës (FMN-BE-BQE), dhe e quajti atë "një skenar realist, jo optimist''.

Por, vijon Schäuble, "askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Analiza parashikon se Greqia duhet të arrijë një shlyerje të borxhit me 120,5 për qind të PBB-së në 2020, por ky objektiv do të arrihet nëse Greqia respekton angazhimet e planit të dytë të ndihmës, ndërkohë që flasim për një afat kohor prej tetë vjetësh''.

Për ministrin gjerman, askush nuk mund të përjashtojë që Greqia mund të ketë nevojë për një plan të ri ndihme edhe pse nënvizoi se nuk ishte momenti për të spekuluar, por për të miratuar planin e dytë të ndihmës./Start/

                                                                                             2012-03-12 12:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›