E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: KE organizatë shtetesh, Kosova nuk është shtet

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka përjashtuar kategorikisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka bërë këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të këtij mekanizmi, Torbjorn Jagland.

Sipas Jeremiç, KE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet.

Serbia sipas tij do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Evropës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend”, ka thënë Jeremiç.

Ai ka sqaruar se tashmë janë ndërmarrë disa hapa, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim rajonal, të mos kuptohet në mënyrën e gabuar.

Diplomacia serbe, sipas tij ka ndërmarrë hapa duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos ndryshojnë qëndrim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›