Greqi, zgjedhjet e parakohshme me 15 prill

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila citon Kryetarin e Partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras.
"Zgjedhjet do të zhvillohen menjëherë pas Pashkëve'', deklaroi shefi i partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras, në një takim të kësaj partie.
Greqia aktualisht drejtohet nga një kryeministër teknokrat, Lukas Papadhimas, por që ka ministra nga dy partitë Kryesore të vendit, Pasoku dhe Demokracia e re. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie ishte kryerja e disa reformave për të marrë ndihmën e dytë nga BE-ja dhe përgatitja e vendit për zgjedhjet e parakohshme. Tanimë duket se çasti final për këtë qeveri po afron./Start/
2012-03-12 11:14