E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kundër emigrantëve: Të rishikohet Shengeni

Presidenti francez gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, kërkoi dje rishikim të marrëveshjeve të Shengenit dhe kërcënoi se do të ndërpriste pjesëmarrjen e Francës, nëse qeverisja politike e Shengenit nuk do të zbatohet në 12 muaj.

"Marrëveshjet Shengen nuk i përgjigjen rëndimit të situatës. Ato duhet të rishikohen. Duhet të zbatojmë për Shengenin një reformë po aq strukturore sa ajo që kemi zbatuar për euron'', theksoi kandidati për t’u fituar mandatin e dytë në krye të Francës.

Sarkozi renditet pas kandidatit socialist Hollande në sondazhet e zhvilluara. Kjo sipas analistëve e ka bërë atë të merret me shumë me çështjen e emigrantëve në përpjekje për të thithur votat e konservatorëve dhe për të ndryshuar balancat./Start/

                                                                                             2012-03-12 12:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›