E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët në listat e PS-së për deputetë

Partia Socialiste e Shqipërisë në listat për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit do të përfshijë edhe gazetarët dhe publicistët shqiptarë.

Por, kandidimi dhe përfshirja e figurave të medies në listat për deputetë ka nxitur debate dhe kritika brenda socialistëve shqiptarë. Zyrtarë të kësaj partie kanë paralajmëruar krisje të mundshme, në rast se insistohet nga kreu partiak Edi Rama, që njerëzit e medies të prijnë listat e PS-së.

Emrat që lakohen për listat për deputetë janë: botuesi i gazetës “Shekulli”, Koço Kokëdhima, që do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të PS në Qarkun e Fierit.

Kokëdhima, më pas vijojnë edhe Mustafa Nano, Anila Basha, Ardian Thano, Alfred Peza, etj. Drejtuesit e Partisë Socialiste të Bashkisë së Peqinit kanë refuzuar emrin e gazetarit Alfred Peza, i diktuar nga krye-socialisti Rama si kandidat për deputet.

Ndërkaq, sipas burimeve, strukturat e PS së Peqinit janë shokuar nga kandidatura, ndërsa e kanë refuzuar në mënyrë kategorike, me argumentin se Peza nuk ka asnjë kontribut në PS.

Zyrtarizimi i grupit mediatik në listat për deputetë do të jetë një moment shumë i vështirë për Ramën, pasi do të provokojë një reagim të ashpër të deputetëve aktualë të PS-së, të cilët do të s’postohen nga fundi i listës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›