E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menduan se morën bonuse, ishin paradhënie

Personeli i Korporatës Energjetike të Kosovës një ditë para festës së Vitit të Ri, kishte marrë nga 100 euro.

Punëtorët këtë e kishin konsideruar si shpërblim për punën që kishin bërë gjatë vitit.

Por kur kanë marrë pagat e muajit janar, ata kanë parë që janë paguar me 100 euro më pak, raporton KTV
Menaxhmenti i KEK-ut, arsyetohet se 100 eurot që janë shpërndarë si paradhënie e jo si bonuse të fundvitit.

Kryetari i sindikatës së KEK-ut, Izet Mustafa, ka thënë se punëtorëve u takojnë ato mjete./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›