Gazetarët, “shpikësit” e Champions

Nga Dash Frasheri
Sezoni 2007-2008 është edicioni i 53-të i turneut më të rëndësishëm europian të klubeve dhe i 13-ti që luhet në formatin e Ligës së Kampioneve. Por ne dëshirojmë të bëjmë një kthim 52 vjet më parë, atëherë kur lindi edhe Kupa Europiane, sic i pagëzua ajo në vitin 1955. Edhe pse aktualisht është kompeticioni më i rëndësishëm i organizuar nga UEFA në nivelin e klubeve, Liga e Kampioneve, apo dikur "Kupa e Kampioneve", ajo nuk është shpikur nga zyrtarët e qeverisë së futbollit kontinental. E ashtuquajtura "Kupa Europiane" (European Cup) lindi si ide vetëm një muaj pas Kongresit të parë të UEFA-s në Vjenë, më 2 mars 1955. Gjithcka erdhi si një iniciativë e drejtorit Ekzekutiv të së përditshmes sportive franceze "Equipe", Gabriel Hanot dhe bashkëpunëtorit të tij, Zhak Ferran, që solli në jetë Kupën Europiane. Ata hodhën idenë e ndeshjeve në mesjavë, pikërisht ditën e mërkurë, nën ndricimin e projektorëve. Në edicionin e parë të turneut të iniciuar nga gazeta "L'Equipe" nuk morën pjesë ekipet që kishin dalë kampion në vendet e tyre, por u ftuan klube që konsideroheshin se kishin pas tyre më shumë tifozë. Përfaqësues të 16 klubeve u ftuan të takoheshin më 2 dhe 3 prill 1955 dhe rregullat e propozuara nga gazeta franceze "L'Equipe" u miratuan unanimisht. Ndeshja e parë e Kupës së Kampioneve u luajt në Lisbonë midis Sportingut dhe Partizanit të Beogradit, takim që përfundoi në barazim 3-3. Formacioni jugosllav fitoi takimin e kthimit 5-2 duke kaluar në turin tjetër. Kuriozitetet për Ligën e Kampioneve janë të shumta: Sëlltiku, skuadra që mundi Interin e madh të Sandro Maxolës në edicionin 1966-1967, kishte në atë ndeshje të 11 futbollistët të lindur në këtë qytet. Jo më pak interesant është edhe ky fakt: Interi i edicionit 1971-1972 shkoi deri në finale të Kupës së Kampioneve jo shumë për meritat e tij. Në gjysmëfinale përballë Mynshegladbahut ndeshja 7-1 për vendasit nuk u mor për bazë sepse Bonisenja u qëllua nga një tifoz me një kanoce coca-cola. UEFA dënoi gjermanët duke e cuar rezultatin 0-0. Reali i Madridit është jo vetëm rekordmeni absolut në Ligën e Kampioneve, por edhe fituesi i pesë finaleve të para. Qysh atëherë, edhe klube të tjera e kanë gëzuar një seri të frytshme, por si Ajaksi, ashtu dhe Bajerni i Munihut, kompletuan nga tri fitore rresht në këtë kompeticion. Megjithatë, asnjë klub nuk ka qenë i aftë të ketë një dominim për një kohë të gjatë. Ajaksi priti 22 vjet për t'i shtuar koleksionit të tij një titull të katërt, pas atyre të viteve ‘70, ndërkohë fitorja e Realit të Madridit në vitin 1998 ishte e para, pas 32 vjetësh, që nga edicionin 1965-1966. Suksesi me penallti i Bajernit ndaj Milanit në vitin 2001 solli në Bavari, pas 26 vjetësh, suksesin e katërt të klubit më të madh gjerman. Super-Reali, pesë herë rresht Asnjë skuadër deri tani nuk ka mundur të fitojë pesë herë rresht Kupën e Kampioneve, sikundër Reali i Madridit i viteve 1955-1960. Pas madrilenëve vijnë Ajaksi i Amsterdamit në kohën e Johan Krujfit dhe Bajerni i Munihut në kohën e Franc Bekenbauerit, të cilët kanë mundur ta fitojnë këtë trofe tri herë radhazi. Madrilenët, mbretërit e Europës Reali i Madridit është skuadra që e ka fituar më shumë trofeun e Kupës së Kampioneve, plot nëntë herë. Pas tij vjen Milani me shtatë trofe, Liverpuli me pesë dhe Ajaks e Bajern me nga katër trofe. Real Madrid ka edhe rekordin e finaleve, plot 12 të tilla, ku vetëm tri herë ka dalë i humbur nga ky kompeticion. Të barabartë në trofe Spanja dhe Italia kanë një numër të barabartë trofesh të Ligës së Kampioneve: nga 11 herë. Ndryshimi i vetëm është se, ndërsa Spanja përfaqësohet me dy ekipe: Reali i Madridit (9 herë fitues) dhe Barcelona (2), Italia ka tri skuadra që kanë pronësuar trofeun më të rëndësishëm: Milan (7), Juventus (2) dhe Inter (2). Dominim britanik: 4 ekipe Anglia është vendi i vetëm që ka "Librin e artë" të Ligës së Kampioneve më shumë ekipe fituese se cdo federatë tjetër europiane: Liverpuli (5 herë), Mancester Junatidid (2), Notingam, Forest (2) dhe Aston Vila (1). Italia, Gjermania, Holanda kanë nga tri ekipe fituese të Ligës së Kampioneve. Të vegjlit, nga një herë Trofeu i lakmuar i Ligës së Kampioneve nuk është fituar vetëm nga ekipe të kampionateve më të mëdha në Europë, por dhe nga klube të kampionateve modeste. Steaua (Rumani), Crena Zvezda (Ish-Jugosllavi), Olimpik i Marsejës (Francë) dhe Sëlltik Gllazgou i Skocisë kanë fituar respektivisht nga një herë. Ajaksi, kampioni më i ri Ajaksi i Amsterdamit, në edicionit 1994-1995 ka qenë skuadra më e re në moshë që ka mundur të fitojë trofeun e Kupës së Kampioneve. Djemtë e Luis van Gal nuk i kalonin moshën mesatare të 23 vjetëve dhe arrinin të fitonin në finale ndaj Milanit falë një goli të 20-vjecarit, Patrik Kluivert. Roi Makaj, goli më i shpejtë Ish-sulmuesi i Bajernit të Munihut, holandezi Roi Makaj, mban rekordin e golit më të shpejtë në gjithë historinë e Kupës së Kampioneve. Holandezi shënoi vetëm pas 10 sekondash nga fërshëllima e parë e arbitrit në ndeshjen Bajern-Real Madrid, 2-1 gjatë sezonit të kaluar. Italia, rekordmene e finaleve Italia është kombi që ka pasur më shumë ekipe në finalen e Ligës së Kampioneve, teksa 6 ekipe italiane kanë diskutuar 25 finale, nga ku kanë dalë 11 herë fituese dhe 14 herë të humbur. Kështu, Milani e ka fituar 7 herë, Juventusi (2) dhe Interi (2). Finalet e Ligës së Kampioneve i kanë humbur 6 ekipe italiane: Juventusi (5 herë), Milani (4), Interi (2), Fiorentina (1), Roma (1) dhe Sampdoria (1). Lista e artë Spanja, 11 herë Real Madrid (9) Barcelona (2) Italia, 11 herë Milan (7) Juventus (2) Inter (2) Anglia 10 herë Liverpul (5) Mancester Junajtid (2) Notingam Forest (2) Aston Vila (1) Gjermania, 6 herë Bajern i Munihut (4) Borusia Dortmund (1) Hamburg (1) Holanda, 6 herë Ajaksi (4) PSV Eindhoven (1) Fejenord (1) Portugalia, 4 herë Porto (2) Benfika (2) Franca, 1 herë Olimpik Marsejë (1) Jugosllavia, 1 herë Cerna Zvezda (1) Rumania, 1 herë Steaua Bukuresht (1) Skocia, 1 herë Sëlltik Gllazgou (1) Rekorde dhe fakte - Tregolëshin e parë në Ligën e Kampioneve e ka shënuar Peter Palotas i Voros Lobogo në ndeshjen kundër Anderljetit, më 7 shtator 1955. - Pesë lojtarë kanë shënuar nga një tregolësh në debutimin e tyre në Ligën e Kampioneve: Marko van Basten (Milan), Faustino Asprilja (Njukasëll), Aiyegbeni Yakubu (Makabi Haifa), Uejni Runi (Mancester Junaitid), Vincenco Iakuinta (Udineze) - Gjashtë lojtarë kanë shënuar nga katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve: Marko van Basten (Milan), Simone Inzagi (Lacio), Dado Prso (Monako), Rud van Nistelroj (Mancester Junaitid), Andrii Shevcenko (Milan), Ferenc Pushkash (Real Madrid). - Hernan Krespo është i vetmi lojtar që ka shënuar me pesë ekipe të ndryshme në Ligën e Kampioneve: Parma (2 gola), Lacio (5), Inter (10), Celsi (4) dhe Milan (6). - Francesko Xhento është i vetmi lojtar që ka qenë 6 herë pjesë e formacioneve fituese. - Bob Pesli është i vetmi trajner që ka drejtuar e fituar me një ekip në tre finale të Ligës së Kampioneve: 1996, 1978, 1981, të gjitha me Liverpulin. - Marcelo Lipi është i vetmi trajner që ka drejtuar një ekip një finalet e Ligës së Kampioneve: 1966, 1997, 1998 dhe 2003, që të gjitha me Juventusin. - Klarens Sedorf është i vetmi lojtar që ka fituar Ligën e Kampioneve me tri ekipe të ndryshme: me Ajaksin (1995), Realin e Madridit (1998) dhe Milanin (2003 dhe 2007). - Qyteti i Milanit në Itali është i vetmi që ka fituar Ligën e Kampioneve me dy ekipe të ndryshme: Interin (2) dhe Milanin (7), që në total bëjnë 9 kupa. - Disa klube e kanë fituar Ligën e Kampioneve pa humbur asnjë takim: Interi (1964), Ajaksi (1972) dhe Liverpuli (1984) me nga 7 fitore dhe 2 barazime. Barcelona (2006) ka 9 fitore dhe 4 barazime, Mancesteri (1999) me 5 fitore dhe 6 barazime. Ajaksi, Milani, Liverpuli dhe Milani janë të vetmet ekipe që e kanë fituar trofeun si të pamundur dy herë. - Vetëm në dy raste finalja e Ligës së Kampioneve është diskutuar midis ekipeve të një vendi: Reali i Madridit – Valencia (1999-2000) dhe Milan – Juventus (2002-2003). - Vetëm dy individë e kanë fituar Ligën e Kampioneve me të njëjtin klub si lojtar dhe trajner. Miguel Munjoz me Realin e bëri këtë si lojtar në edicionet 1955-1956 dhe 1956-1957, përpara se ta fitonte atë si trajner në sezonet 1959-1960 dhe 1965–1966. Karlo Anceloti e arriti këtë me Milanin si lojtar në edicionet 1998-1989 dhe 1989-1990 si lojtar përpara se ta conte si trajner Milanin në fitimin e titujve në sezonet 2002-2003 dhe 2006-2007. Finalja, në ish-stadiumin "Lenin" Stadiumi "Luzhniki" në Moskë, i njohur më parë si stadiumi qendror "Lenin", do të presë më 21 maj 2008 finalen e Ligës së Kampioneve. "Luzhniki" u përurua në vitin 1956, kishte 84,745 vende të mbuluara, ishte stadiumi më i madh në Bashkimin Sovjetik dhe ishte pronë e klubit Torpedo e Moskës, ndërsa sot i përket Spartakut të Moskës. Kapaciteti arriti deri në 103 mijë vende, kur ai u përdor për Lojërat Olimpike të vitit 1980, por vendet u reduktuan pas punimeve për rinovimin e tij në vitet 1995-1997. Stadium me pesë yje "Luzhniki" është i klasifikuar nga UEFA si një stadium me pesë yje, kjo falë edhe konfortit që plotëson ky stadium. Ai është një nga stadiumet e pakta të mëdha në Europë që përdor fushë me bar artificial, sipërfaqe bari sintetik (Field Turf) të aprovuar nga UEFA, duke shmangur efektet e dimrit të akullt rus. Gjithsesi, finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2008 do të luhet në një fushë të re, me bar natyral. Në stadiumin "Luzhniki" është luajtur finalja e Kupës UEFA (1999) midis Parmës dhe Olimpikut të Marsejës. Në fushën me bar artificial është luajtur ndeshja e vlefshme për Ligën e Kampioneve midis Spartakut të Moskës dhe Sportingut të Portugalisë. Vend koncertesh Stadiumi "Lenin", sic quhej më parë, është përdorur edhe për koncerte. Festivali "Moskou Music Peace" (Festivali Muzikor i Paqes në Moskë) u organizua në vitin 1989 nga producentët të muzikës rok rusë dhe amerikanë, ku u prezantua muzikë "heavy metal". Në festival morën pjesë artistë të tillë si Bon Xhovi, Skorpions, Ozi Osbourne, Skid Rou, Metley Kry, Cinderela, Metalika dhe Gorki Park.