E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Mourinho largohet nga Chelsea

Hoze Mourinjo i jep lamtumirën Celsit. Lajmi fillimisht i publikuar në tabloidin anglez "The Sun" u konfirmua edhe zyrtarisht nga klubi londinez, që informon se gjithcka ndodhi në orën 1:45 të mesnatës së kaluar: "Klubi i Futbollit Celsi dhe Hoze Mourinjo pranuan të ndaheshin në marrëveshje të përbashkët". Portugezi, i cili u bë famshëm në Angli, për shkak të karrakterit të vështirë, kishte një kontratë më klubin e miliarderit Roman Abramovic, që skandonte në vitin 2009, ndërsa tekniku paguhej me 9 milionë euro në vit. Arsyet që sollën dhe shkarkimin e teknikut që e shpalli dy herë kampion Celsin ishin dy barazimet e fundit, një në kampionatin anglez dhe tjetri në Ligën e Kampioneve. Golin e barazimit për londinezët kundër Rozenborgut e shënoi sulmuesi ukraianas Andrij Shevcenko, i cili nuk përfillej shumë nga Mourinjo. Barazimi kundër skuadër norvergjeze në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve nuk u përtyp aspak nga miliarderi rus, por marrëdhëniet midis tij dhe Mourinjos kishin rreth dy javë që ishin të tensionuara. Aktualisht Celsi renditet i pesti në kampionat me 11 pikë, dy më pak se Arsenali që kryeson renditjen. Si trajner i Celsit, në 185 ndeshje arriti 124 fitore (21 humbje). Portugezi Mourinho kishte kontratë me Chelsea deri më vitin 2009. Ai arriti që klubit ti sjellë titullin e pare prej vitit 1955 dhe të mbrojë vitin e ardhshëm për së dyti herë, gjë që nuk I ndodhi për së treti herë këtë vit mirëpo fitoi dy trofe, FA Cup dhe Laeuge Cup. Në Champions arriti dy herë deri në gjysëmfinale dhe dy herë u eliminua nga Liverpool. Gjithsej 120 ndeshje të luajtura ne Premiership, të fituara 85, barazime 25 dhe humbje 10, një sukses I vlersuar nga të gjithë specialistët dhe dashamirë të futbollit vetëm jo prej bosit të klubit Abramovich. Gjatë natës së të mërkurës tekniku portugez u dërgoi mesazhe e lamtumirës "besnikëve" të tij Xhon Territ, Frenk Lampardit dhe Didier Drogbasë.
Lista e emrave për të zënë vendin vakant të lënë nga Mourinjo ishte gjatë, dhe midis tyre spikasnin edhe Fabio Kapelo e Marcelo Lipi, por edhe Didier Deshamps dhe Gus Giding. Por, Abramovic brenda pak orësh përzgjodhi si pasues të portugezit, izraelitin 51 vjecar, Avram Grant, me detyrë drejtor teknik i Portsmuthit. Grant njihet si një mik i madh i Abramovicit dhe më parë ka drejtuar kombëtaren izralite dhe klubet e Makabi Tel Avivit dhe Makabi Hajfa. Në njoftimin e shkurtër në faqen zyrtare të klubit të Celsit thuhej se Avram Grant dhe Stiv Klerk (ndihmës i Mouronjos) të merrnin drejtimin e ekipit të parë nga dita e djeshme. Sfida e parë për dyshen e drejtuese të Celsit është ajo kundër kampiones në fuqi të Anglisë, Mancester Junaitid në "Old Traford".
Triumfet e "special one"
Ndoshta i ndrojtur, arrogant dhe mëndjemadh, por shumë i zoti. Karriera e Hoze Mourinos është e paracaktuar për të qenë e suksesshme. Triumfet personalë e dëshmojnë këtë. Mourinjo e filloi karrierës si trajner në vitin 2000 me drejtimin e Benfikës, ku qëndroi vetëm një sezon edhe pse arriti rezultate të mira.U transferua në Leiria. Në vitin 2002 angazhohet me Porton me të cilën u bë i njohur edhe në botën e teknikëve: në vitin e parë fiton kampionatin portugez, Kupën e Portugalisë dhe Kupën UEFA, suksese që u përsëritën edhe vitin e ardhshëm, me kulmin fitimin e Ligës së Kampioneve. Në vitin 2004 u rekrutua nga manjati rus Roman Abramovic, si tekniku i ri i Celist. "Special one", sic e përcaktoi njëherë veten Mourinjo, ndërtoi skuadra të forta teknikisht dhe nën udhëheqjen e tij fitoi dy tituj kampionë (2004-2005 dhe 2005-2006) si dhe dy kupa të Ligës angleze (2004-2005 dhe 2006-2007).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›