E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari Bashkim Hoxha merr titullin "Mjeshtër i madh"

TIRANë- Gazetari i News 24 Bashkim Hoxha është dekoruar sot me titullin ‘Mjeshtër i madh’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Bashkim Hoxha autor i “Koha për tu zgjuar” nderohet me këtë titull për kontributin e tij në gazetari e letërsi.

Shkrimtari Bashkim Hoxha është nderuar me cmim edhe për veprat e tij letrare të njohura. Qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit të lindjes i ka dhënë mirnjohje "Qytetar Nderi" i Durrësit.

Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me rradhë vepra si : "Dëshmitari i Shkretëtirës", "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Fjalë të ndyra dashurie", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (dramë), "Ftesës për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba", "Qyteti pa dashuri". Hoxha është në kulmin e krijimtarisë së tij dhe një emër, që nuk i mungon asnjëherë publikut.

"Sakrifica" është sprova e fundit e tij në letrat shqiptare. Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit në TV News24 në të cilin komunikon me një pjesë teleshikuesish për probleme në përgjithësi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›