E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari britanik: “Qindra agjentë u vranë nga Enver Hoxha për shkak të Kim Filbit”



Mark Kolvin

Mark Kolvin flet për “Tradhtarin e shekullit” dhe aventurat e tij nëpër shërbime
Mbesa e Filbit: “Gjyshi im ishte spiun i rusëve”. Reagimi i djalit të kolegut të Kim Filbit

Unë isha 25 vjeç kur babai im më tha se ai ishte spiun. Ishte viti 1977 dhe unë isha si turist në Nju Jork, në vizitën time të parë në Shtetet e Bashkuara dhe Dad jetonte në Uashington. Nuk e kisha parë atë (Kim Filbin) që nga viti 1971, kur unë kalova me të dy muaj në Mongoli, bashkë me njerkun tim, i cili ishte ambasador i Britanisë në atë vend.
Ne kishim qenë bashkë në atë kohë, kishim jetuar apo punuar në pjesë të ndryshme të globit gjatë gjithë asaj periudhe. Por tani unë po shkoj të qëndroj me të në shtëpinë e tij në Merilend për dy javë dhe po mendohem nëse do të mund ta shtyj për më gjatë. Unë dua të takoj njerëz dhe të dëgjoj gjëra që shtrojnë çështje, të cilat përbëjnë sekret në botën e tij, sado të vogla qofshin.
Ai planifikoi që të më presë në një klub modest, - me kolltukë lëkure dhe i veshur me dru lisi, i cili zakonisht përdoret në ndërtesat britanike të shtresave të larta. Atje, teksa vështronte përtej Central Park, më thotë se nuk ka folur kurrë rreth asaj që ka bërë në zbulim; ai ishte një zyrtar i lartë i Shërbimit Sekret Britanik.
“Ju e keni fjalën për MI 6-s”? - e pyeta.
“Unë nuk e kam quajtur asnjëherë ashtu. Ai e ka emrin SIS apo ‘The Firm’”.

Ca gjëra më tepër për babanë tim
Kujtimet e asaj dreke më erdhën ndër mend tani, teksa po lexoj artikullin e Sharlotë Filbit, mbesës së Kim Filbit, njeriut që ende konsiderohet në tregun e shërbimeve inteligjente si “Tradhtari i shekullit”.
Për babanë tim dhe kolegët e tij, Kim Filbi ishte një person që urrehej shumë. Për lexuesit e “Ian Flemiung”, spiunimi konsiderohej si një lojë joshëse; për të çmendurit e “Le carre” ajo dukej më shumë si një botë e errët e dykuptimësisë së moralit. Por, për kolegët që punonin në krah me të, ishte e qartë dhe e thjeshtë se Filbi ishte shkaktar i vrasjes së shumë prej miqve dhe agjentëve.
Veçanërisht ai nuk e harron kurrë spiunimin që i bëri një operacioni për të infiltruar agjentë brenda në Shqipëri, i cili ishte një përpjekje e përbashkët mes SIS (Shërbimi Sekret Britanik, - shën. red.) dhe CIA-s.
Për shkak se Kim Filbi ishte njeriu i Shërbimit Britanik në Uashington, ai ishte në një pozicion kyç që dinte çdo gjë rreth operacionit në Shqipëri dhe ai dërgoi në Moskë të gjitha informacionet. Qindra persona ishin arrestuar dhe u ndëshkuan me vdekje.
Është e vështirë ta pranosh atë njeri që e bëri këtë dhe që ishte efektivisht si agjent i dyfishtë; që ishte lakuar për t’u bërë drejtuesi i SIS, ashtu siç e portretizon mbesa e tij, me pamjen sharmante prej xhentëlmeni. Por, çdo spiun ka jetën private, fakt që shkrimtarët e spiunazhit nuk e harrojnë asnjëherë; madje, për ata që punojnë vetëm në njërën anë të gardhit loja e të spiunuarit është e vështirë të pranohet me të qenit bashkëshort apo prind i mirë.
Në këtë botë ka shumë sekrete dhe pikërisht aty ku ka shumë të tilla, ka dhe gënjeshtra. E thashë që në nisje të këtij shkrimi se kur kam qenë 25 vjeç, babai im më tha se ai ishte spiun. Unë dhe mamaja ime e kishim këtë ide edhe më pas.
Për mua, dyshimet nisën rreth një dekadë më pas, kur babai im, me sa mbaj mend, punonte në Ministrinë e Jashtme në Londër. Një ditë desha ta pyes për një gjë dhe telefonova në Ministrinë e Jashtme në ato numra që, sigurisht, ishin në librin e telefonit dhe kërkova Xhon Kolvin. Operatori më kthen përgjigje pas gjysmë minute duke më thënë se nuk kishte asnjë person që punonte në Ministri me atë emër.
Unë i kërkova atij që ta verifikonte edhe një herë, por më kot. M’u largua në një gjendje tërësisht të hutuar dhe kur e takova herë tjetër ia tregova historinë që më kishte ndodhur. Ishte ndër ato raste të pakta kur unë e pashë atë të shokuar dhe pas shumë vitesh ai më thotë se kjo gjë kishte ndodhur për shkak se kishte gjasa të kishte ndodhur një grindje e madhe e sigurisë.
Mbulesa e tij ishte si një diplomat. Nëse unë do ta kisha marrë vesh ai nuk do të ishte në listën zyrtare të numrave telefonikë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (të Britanisë, - shën. red.), e aq më tepër të KGB-së (Shërbimi Sekret i Bashkimit Sovjetik).
Gabimi u korrigjua pa vonesë dhe herën tjetër unë i telefonova operatorit, por, me sa mbaj mend, më përcolli për tek Century House dhe më pas në zyrat e SIS në Lambeth.
Krejt rastësisht ajo histori duket pa asnjë rëndësi, duke e krahasuar me të rejat e muajit të fundit, që bashkëshortja e shefit të ri të SIS i kishte sheshuar detajet e familjes, poshtë, në të djathtë të fotos së zotit Xhon Sauers, në Facebook.
Unë nuk kam qenë i aftë që të flas kaq lirshëm rreth karrierës së Dad që prej vitit 1993, kur disa vite më vonë largimit të tij u shfaq një përmbledhje e kujtimeve të tij në librin “Faber Book of Espionage”, i shkruar nga Nigel Uest.
Absolutisht aty nuk ka asgjë në atë që ai shkroi për veten e tij që nxjerr në pah se ai ishte një oficer i shërbimit sekret, por parathënia e Uest e tregon një gjë të tillë dhe vetë botimi duket zbulon pak gjërat e fshehta.
Në vitet që pasuan ai i provonte nga pak gjërat e mira; për shembull, shëtiste nëpër Londër, më tregonte godinën kur ai kishte mësuar për herë të parë të përdorte pistoletën dhe “garrot”-en, një armë me silenciator, e preferuar për agjentët.
Por, pjesa kryesore rreth jetës së tij ishte dhe ndoshta do të jetë gjithmonë e ndaluar për t’u parë, dhe ai mbetet një burim për mua. Unë e lakmoj korrespondentin e BBC-së për çështjet e sigurisë, Gordon Korera, të cilit iu dha akses i jashtëzakonshëm nga SIS për të bërë një cikël rreth historisë së organizatës (SIS-it, - shën. red.)
Javën e kaluar, në një episod jo shumë të vlefshëm, ai iu fliste dëgjuesve për një vend të pazbuluar, diku jashtë Londrës, ku ai kishte parë një muze virtual me fakte historike të spiunazhit.
Gjatë kësaj jave, në të cilën unë munda ta dëgjoj këtu një episod të rrallë rreth Luftës së Ftohtë, jam në gjendje të arrij në përfundimin rreth asaj që kishte bërë im atë në fillim të viteve ‘50 kur unë shëtisja në Austri, madje edhe më pas, kur mora vesh se ai ishte ende gjallë.
A e duroj dot një gjë të tillë? Pak. A e kuptoj? Thjesht në sipërfaqe.
Sigurisht, askush nuk mund të lëvizë nëpër shërbimet sekrete pa pasur fshehtësi, por ne gjithashtu duhet të kujtojmë se një gjë e tillë mbahet duke e paguar me një kosto; në mosbesim dhe keqkuptimin shoqëror, i cili realisht nuk tregohet asnjëherë.

Shkrimi është publikuar më 5 gusht të këtij viti në faqen e internetit “ABC News”

Rrëfimet e mbesës së Filbit ngjallin interes në mediat britanike

E përditshmja britanike “The Independent” solli pak ditë më parë rrëfimet e Sharlotë Filbit, mbesës së agjentit të njohur britanik, i cili ka pasur një karrierë të dyshimtë në shërbimet sekrete gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo tregon në mënyrë të detajuar për jetën e Kim Filbit, babait të saj dhe lëvizjet e tyre në Britani, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Madje, mbesa e spiunit publikon edhe një sërë fotografish, ku tregohet banesa e Kim Fiblit në Rusi gjatë viteve ’80, kur Sharlotë ishte fëmijë.
Rrëfimet e saj shkaktuan reagime të shumta në opinionin britanik. Njëri prej tyre ishte edhe Mark Colvin, me profesion gazetar. Babai i tij ka qenë mik dhe ka punuar për disa kohë me Kim Filbin. Gazeta sjell të plotë shkrimin e tij, ku flitet në mënyrë të veçantë për ndikimet që pati Filbi në misionet ango-britanike për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës deri në fillimin e viteve ‘60.

17 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›