E Diel, 1 Nëntor 2026

Pres. Obama Perse nuk duhen publikuar fotografite e Bin Ladenit pas vdekjes

Presidenti amerikan Barak Obama shkon sot ne Nju Jork per te nderuar viktimat e sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001 dhe per te vizituar zonen ku ndodhej Qendra Boterore e Tregetise vetem pak dite pasi forcat amerikane vrane kreun e al-Kaides Osama bin-Laden ne Pakistan.

Presidenti Obama do te vendose nje kurore dhe do te takohet vecas me te afermit e personave qe u vrane ne sulmet e al-Kaides ne 2001-shin.

Zoti Obama ka vendosur te mos i publikoje fotografite e kreut te al-Kaides. Sekretari i Shtypit ne Shtepine e Bardhe Xhei Karni u lexoi gazetareve disa shpjegime qe ka dhene presidenti per kete vendim.

shte e rendesishme qe te mos qarkullohen fotografite e nje njeriu te qelluar ne koke sepse ato do te nxisnin dhune te metejshme dhe do te ishin mjet propagandistik. Ne nuk mund ta bejme nje gje te tille dhe nuk mund ti mbajme ato si trofe. Fakti eshte se ky njeri e meritonte ate qe mori. Dhe mendoj se amerikanet dhe njerezit ne te gjithe boten jane te gezuar qe ai nuk eshte me.

Sipas zotit Karni presidenti Obama tha se nuk kishte dyshim se forcat amerikane e kane vrare bin-Ladenin dhe se ky i fundit kishte marre ndeshkimin qe meritonte.

Duke folur sot ne Itali Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se terrorizmit te ushtruar nga bin-Ladeni po ja zene vendin metoda te tjera te ndryshimve shoqerore.

Ideologjia e tij e urrejtjes dhe dhunes po kundershtohet fatmiresisht nga popujt ne Lindjen e Mesme dhe ne Afriken Veriore ndersa njerezit protestojne kryesishte me menyra paqesore per nje te ardhme me te mire per vete dhe femijet e tyre.

Zonja Klinton tha se bin-Ladeni ishte ne shenjester te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te saj per gati 10 vjet. Ajo tha se vdekja e tij do ta beje boten me te sigurt dhe do ti frymezoje njerezit qe duan te ndertojne dhe jo ata qe duan te shkaterrojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›