E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Durrës-Kukës”, PS publikon fakte

Tiranë (start)-Partia Socialiste në vazhdën e denoncimeve për aferat korruptive në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ka publikuar sot një tjetër fakt, që sipas tregon shkeljet dhe vjedhjet nga qeveria në tenderat e ndërtimit të kësaj rruge.

“Ne kemi verifikuar të gjitha fletoret zyrtare të vitit 2006 (vit në të cilin pretendohet se janë marrë të gjitha vendimet e qeverisë për ndërtimin e kësaj rruge) dhe rezulton se tre nga katër vendimet e pretenduara nuk janë të botuara në fletoret zyrtare”-theksoi për mediat, Ylli Manjani, kryetari i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste.

Manjani theksoi se në vitin 2006, vit në të cilin pretendohet se janë marrë të gjitha vendimet e qeverisë që lidhen me rrugën Durrës Kukës, ka gjithsej 154 numra fletoresh zyrtare. Po të shihni të gjitha këto numra, do të gjeni vetëm VKM 651 datë 27.09.2006, vlera juridike e të cilit është tërësisht e kontestueshme sepse referenca e tij bazohet në njërin prej tre vendimeve të mëparshme të pa botuara.

“Me këto vendime të pazbatueshme e gjithë qeveria e Sali Berishës në mënyrë të paligjshme ka nxjerrë nga buxheti i shtetit deri tani mbi 600 milionë Euro. Me këto vendime të pazbatueshme qeveria e Sali Berishës ka lidhur kontrata e ka marrë kredi duke thelluar borxhin publik. Ky skandal i rëndë shtetëror është dëshmi e faktit se Sali Berisha dhe klani i tij nuk pyesin as për Kushtetutë, as për ligj e as për shtet”-vijoi më tej Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›