E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gazetari rus nxjerr në ankand për 103.5 milionë dollarë Çmimin Nobel të Paqes

Gazetari rus Dmitry Muratov ka nxjerrë në ankand për 103.5 milionë dollarë Çmimin Nobel të Paqes, duke thyer rekordin për një Nobel.

Muratov, i cili u nderua me medaljen e artë në tetor 2021, ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta. “Ideja e donacionitështë t’u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme”, tha ai, raporton The Guardian.

Muratov ka thënë se të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet e tij për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë. Medalja e shkrirë shkonte në 175 gram ari 23 karatësh dhe do të vlente rreth 10,000 dollarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›