Gazetarja e Ansa-s e para qe jep lajmin per doreheqjen e Papes

Xhovana Kirri, vatikanistja e Ansës është gazetarja që ka dhënë e para lajmin për dorëheqjen e Papës. Nga salla e shtypit në Vatikan ajo ka dëgjuar fjalët e Xhizef Ratzinger. Ajo gjithashtu ka asistuar dhe në momentin kur Benedikti i 16-të në latinisht deklaroi vendimin për dorëheqjen në 28 shkurt. Pasi ka marrë konfirmimin e lajmit të paprecedentë, Xhovana Kirri ka hedhur në rrjet lajmin në orën 11.46 të paradites, që brenda pak sekondash bëri xhiron e botës. Menjëherë pas kësaj erdhi dhe konfirmimi zyrtar nga Vatikani, agjencia Reuters, CNN, Arabia, France Presse dhe nga britanikët Telegraph, BBC dhe Sky Njus.