E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarja e BBC-së u vra se u doli në mbrojtje refugjatëve kosovarë të luftës në 1999-n

Gazetarja e BBC-së, Jill Dando

Prezantuesja e BBC-së, Jill Dando, është vrarë nga një serb vrasës me pagesë, pas kritikave ndaj regjimit brutal të Sllobodan Millosheviçit.

Vrasja e ndodhur në vitin 1999 rikthehet në qendër të vëmendjes pas deklaratave të serbes Branka Prpa, gruaja e Slavko Curuvija, prezantues i njohur në Beograd për qëndrimet e tij kritike ndaj regjimit të Millosheviçit, që u vra me një plumb në kokë në prill të 1999-s, dy javë para vrasjes së prezantueses së BBC-së.

Branka Prpa me të shoqin, Slavko Curuvija

Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër.

Sipas saj, apeli i gazetares Dando në emër të refugjatëve kosovarë të luftës e bëri atë shënjestër të regjimit të Millosheviçit.

Historianja serbe thotë se në vitin 1999, një numër i madh njerëzish u cilësuan nga regjimi si armiq politikë dhe u kthyen në shënjestra të vrasësve me pagesë.

Po të shikosh kohën dhe rrethanat e vrasjeve kupton se ato janë kryer në të njëjtin kontekst, evidenton vejusha  Branka Prpa ngjashmëritë mes dy krimeve.

Faktikisht, si prezantuesja e BBC-së, edhe Slavko Curuvija ishin gazetarë të profilit të lartë dhe janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë: me plumb në kokë teksa ktheheshin në shtëpi.

Jill Dando u vra në 11 prill 1999, pak metra larg shtëpisë së saj në Londër. Për vrasjen e saj u akuzua Barry George, komshiu i Jill, një vetmitar i obsesionuar pas armëve.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2001, por Apeli e shpalli të pafajshëm dhe e riktheu në liri 7 vjet më pas. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›