E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Tahiri zgjidhet kreu i PS së Tiranës: Sfida e radhës, fitorja e zgjedhjeve të 2013-s

Socialistët kanë zgjedhur sot kreun e ri për PS e Tiranës. Saimir Tahiri ka rezultuar fitues pas zgjedhjeve në mbajtura sot, ku morën pjesë 520 anëtarë të asamblesë.

Tahiri ka marrë 390 vota, kundrejt 153 votave në favor të Ilir Zelës, ndërsa 6 fletë janë shpallur të pavlefshme.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, deputeti socialist është shprehur se gara tregoi mënyrën se si funksionojnë gjërat në Partinë Socialiste.

Ishte garë e hapur dhe transparente. Rezultati na bën më të fortë për të përballuar sfidën e radhës, zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, të cilat do socialistët do ti fitojnë, tha Tahiri për mediat.

Rama: Gara për PS-në e Tiranës, model për gjithë Shqipërinë  

Kryesocialisti Rama i cilësoi sot dy platformat e paraqitura në  garën për kreun e PS-së së Tiranës si mjaft dinjitoze dhe me energji të shëndetshme. Përmes një mesazhi të shpërndarë në Tuiter, Rama  thekson se nga kjo garë do të dalë e fituar PS-ja e Tiranës, ndërsa ajo duhet të jetë model për të gjithë Shqipërinë.

Dy platforma dinjitoze, energji pozitive dhe frymë e shëndetshme bashkimi për vizion për një Rilindje Shqiptare në garën për PS Tiranë, shkruan Rama në rrjetin social Tuiter.

Klosi: Kandidaturat, dëshmi se në PS ka vend për të gjithë brezat

Mbledhja e socialistëve për të zgjedhur kreun e ri të PS-së së Tiranës ka nisur me fjalën hapëse të sekretarit organizativ, Blendi Klosi.

Në fjalën e tij, Klosi theksoi se kandidaturat e Tahirit dhe Zelës dëshmojnë se në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë brezat. Të dy kandidatët dëshmojnë se e duan PS-në, e cila ka 20 vjet që drejton dhe është forca më e madhe politike në vend, siç e duan që ata kanë vite që e kanë kontribuar.

Forca jonë do jetë e gatshme të japë kontributin për këtë qytet. Të dy kandidatët dëshmuan se janë përfaqësues të gjithë brezave të PS-së. Dëshmuan se PS-ja ka vend për të gjithë brezat. Partia Socialiste është streha e tyre që duan një qeverisje më të mirë për të gjithë qytetarët. Fitorja vjen nga Tirana siç thotë Iliri dhe duhet shumë punë, siç thotë Saimiri, u shpreh Klosi.

Socialistët votojnë sot për kreun e  degës së PS së Tiranës.

Dy kandidatët, Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, janë në garë për të marrë drejtimin e PS së kryeqytetit.

Tahiri dhe Zela do të paraqesin platformat e tyre para 620 anëtarëve të asamblesë së zgjeruar të Tiranës, të mbledhur në Teatrin e Operës dhe Baletit.  / G. N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›